Hapësire reklamuese

Politikë

Zgjedhjet në Himarë, fushata nis më 26 korrik

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet në Himarë, fushata nis më 26 korrik
Foto ilustruese

Fushata zgjedhore për garën për kryetarin e Bashkisë së Himarës është planifikuar të nisë me datën 26 korrik.

Fushta për kreun e Bashkisë së Himarës do të zgjasë 7 ditë dhe pritet të përfudnojë më 2 korrik. Më 3 korrik do të jetë heshtje zgjedhore, ndërsa me 4 himariotët do të hedhin votën për të zgjedhur kryetarin që do i drejtojë.

KQZ ka përcaktuar që procesi zgjedhor në Himarë të ketë afate të shkurtuara për të gjitha procedurat e nevojshme, duke përfshirë regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe akreditimin e vëzhguesve. Subjektet zgjedhore kanë afat deri më 15 korrik 2024 për të paraqitur kërkesat e tyre për regjistrim dhe propozimet për anëtarë të komisioneve zgjedhore

Zgjedhjet në Himarë, fushata nis më 26 korrik
 

Ditën e sotme Partia Socialiste zgjodhi që Vangjel Tavo të jetë kandidati për Bashkinë e Himarës.

Kujtojmë se pas konfirmimit të pavlefshmërisë së kryebashkiakut të zgjedhur por të pabetuar Fredi Beleri, u vendos që data për zgjedhjet e reja të jetë 4 Gushti.

Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë është gjendur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kushtet e pavlefshmërisë së mandatit, për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa nga kampi opozitar ende nuk është konfirmuar asnjë kandidaturë. Në zgjedhjet e fundit të mbajtura në maj të vitit 2023, në Himarë morën pjesë në zgjedhje rreth 7800 votues.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese