Hapësire reklamuese

Politikë

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë/ Rama mbledh sot kryesinë e PS

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë/ Rama mbledh sot kryesinë e PS
Edi Rama

Pasi KQZ i hoqi mandatin Fredi Belerit, Partia Socialiste është vënë në lëvizje për të gjetur emrin e kandidatit që do të garojë në zgjedhjet e pjeshme të Bashkisë Himarë.

Burime për mediat bëjnë me dije se kjo kandidaturë është gati dhe probabiliteti më i madh është zgjedhje e prefektit të qarkut Vlorë Vangjel Tavo.

Sakaq, Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e Kuvendit, ku do të vuloset edhe kandidatura. Vetë Rama gjatë takimeve të fundit në Himarë e Dhërmi ka dhënë shenja që përkrah Vangjel Tavon.

 “Nëse e duan për punë kanë Vangjel Tavon. Ndërsa nëse duan sherr kanë Vangjel Dulen”, u tha ai banorëve të zonës.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese