Hapësire reklamuese


Politikë

Zgjedhjet e 11 majit, OSBE-ODIHR publikon raportin: Vota e diasporës, test i rëndësishëm për institucionet e vendit

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet e 11 majit, OSBE-ODIHR publikon raportin: Vota e diasporës, test
Foto ilustruese

Zyrat e OSBE-ODIHR ka publikuar një raportin e përkohshëm për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke përfshirë periudhën 1-20 prill 2025. Raporti thekson se zgjedhjet e vitit 2025 po zhvillohen në një kontekst ndryshimesh të rëndësishme në sistemin zgjedhor.

Në raport theksohet se për herë të parë do të aplikohet votimi nga jashtë vendit, duke e konsideruar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të demokracisë në Shqipëri dhe një test i rëndësishëm për institucionet demokratike të vendit.

Më tej theksohet se disa rekomandime të OSBE/ODIHR, si heqja e pragut kombëtar për kandidatët e pavarur dhe ndalimi i kandidimit të liderëve të partive në disa zona zgjedhore, janë përfshirë, por shumë rekomandime të tjera mbeten të paimplementuara.

Pjesë nga Raporti:

Ndryshimet në kuadrin ligjor gjatë viteve 2024 dhe 2025 sollën rregulla të reja në sistemin zgjedhor dhe lejuan votimin nga jashtë, por ende nuk është bërë një rishikim gjithëpërfshirës i ligjeve zgjedhore.

Sipas sistemit të ri, subjektet zgjedhore paraqesin lista të mbyllura dhe lista me preferenca. Fillimisht, mandatet ndahen sipas listave të mbyllura.

Disa rekomandime të OSBE/ODIHR, si heqja e pragut kombëtar për kandidatët e pavarur dhe ndalimi i kandidimit të liderëve të partive në disa zona zgjedhore, janë përfshirë, por shumë rekomandime të tjera mbeten të paimplementuara.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve. Përgatitjet janë në rrugën e duhur, përfshirë edhe procesin e votimit nga jashtë përmes postës, për të cilin KQZ ka ndërmarrë një fushatë të gjerë informimi.

Gjithashtu, janë lancuar fushata edukimi për votuesit, duke përfshirë minoritetet kombëtare dhe personat me aftësi të kufizuara. Votimi dhe numërimi elektronik do të pilotohet në disa bashki, me testime dhe demonstrime publike para ditës së zgjedhjeve.

Rreth 3.7 milionë qytetarë janë regjistruar për të votuar, përfshirë rreth 246 mijë nga jashtë vendit. Për të përfshirë sa më shumë emigrantë, KQZ vendosi të zgjasë vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit të skaduara.

Gjatë periudhës së verifikimit publik, qytetarët kishin mundësi të kontrollonin dhe korrigjonin të dhënat edhe online. Identifikimi i votuesve në ditën e zgjedhjeve do të bëhet me pajisje elektronike.

Kandidatët për zgjedhje mund të jenë të propozuar nga parti politike, koalicione ose të pavarur. KQZ ka regjistruar gjithsej 11 subjekte zgjedhore – tetë parti dhe tre koalicione – me një total prej 2,046 kandidatësh.

Kodi Zgjedhor përfshin një kuotë gjinore që kërkon që një në tre kandidatë në të dyja listat të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuar.

Gratë janë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë në kabinetin qeveritar, duke mbajtur gjysmën e posteve ministrore.

Megjithatë, në Kuvend ato zënë vetëm 36 për qind të vendeve (50 nga 140). Në KQZ, gratë përbëjnë vetëm 3 nga 12 anëtarë, ndërsa në komisionet e administrimit të zonave zgjedhore janë rreth 31 për qind. Nga kandidatët e regjistruar, 787 janë gra (38.47%). Disa bashkëbisedues të Misionit Vëzhgues të ODIHR kanë theksuar se stereotipet gjinore vijojnë të jenë të pranishme në jetën politike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese