
Edvin Kulluri ka komentuar rezultatet e Barometrit në Euronews Albania, duke parashikuar një rënie të ndjeshme të mbështetjes për dy partitë kryesore në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas tij, edhe pse elektorati ka mbetur i polarizuar për më shumë se tre dekada, zhgënjimi me performancën e Partisë Socialiste në pushtet dhe dështimet e opozitës do të ndikojnë ndjeshëm në rezultatet e 11 majit.
“Ka disa variabla që janë të pandryshueshme, edhe në SHBA partitë e mëdha kanë bazat e tyre solide. Nuk kemi pasur copëzim të elektoratit, janë ende të polarizuar. Në këto 34 vjet ka ende rezistencë nga elektorati fiks i të dyja krahëve. Për mendimin tim në këto 4 vite, kur të vijmë te zgjedhjet do ta shikoni që ndikimi i partisë dhe liderit ka për të rënë ndjeshëm. Pas 12 vitesh në pushtet njëra palë dhe 12 vitesh dështim të palës tjetër do ketë një rënie drastike të votave për të dyja partitë”, tha Kulluri.