
Një përballje e fortë u zhvillua në emisionin "Top Story" mes Blendi Klosit dhe Flamur Nokës, për integritetin e partive dhe kandidatëve që do zgjidhen për zgjedhjet e 11 majit. Blendi Klosi thotë se Partia Socialiste ka filluar punën për zgjedhjet prej më shumë se një viti e gjysmë, ndërkohë që sipas tij, PD ka qenë e zënë me problemet e saj të brendshme.
"Partia Socialiste ka një vit e gjysëm që ka nisur punën, ndërkohë që PD merrej me probleme të brendshme. Ne premtojmë se në listat tona të deputetëve do të ketë emra të rinj. Nuk ka një formulë të caktuar për asnjë qark, kjo do të shikohet në terren. Konsenusi zgjedhor duhhet të mbyllet brenda muajit shkurt, që t’u jepet mundësia të gjithëve të votojnë. Të gjithë qarqet e vendit ka pasur ndryshime në drejtimin e tyre. Do të ketë elementë të rinj, frymë e re. Kemi një ekip të ri”, tha Klosi.
Nga ana tjetër, Flamur Noka vuri theksin te procesi i Primareve si mënyrë për të zgjedhur drejtuesit dhe kandidatët e Partisë Demokratike.
"Partia Demokratike do të paraqesë një skuadër përfaqësuese në këto zgjedhjet. Statuti nuk do të ketë përjashtime, do të përfshihen edhe drejtuesit e qarqeve. Kush aspiron për të garuar si deputet duhet të heqë dorë si kryetar dege. PD do të hapë në mënyrë të barabartë garën, pa asnjë diskriminim," tha Noka.
Duke u përplasur me Klosin, ai akuzoi PS-në për lidhje me elementë të botës së krimit. "Ku e keni sot Rrahman Rrajën apo Ergys Çyrbjen? Më gjeni një në forcën tonë politike që është emëruar nga krimi!", tha ai.
Debati përshakllëzoi kur Klosi akuzoi PD-në për mungesë diversiteti, duke theksuar se në listën e drejtuesve politikë nuk ka asnjë grua.
"Si nuk iu vjen zor, i keni drejtesit politik të gjithë burra dhe asnjë grua. Të gjithë ata që janë në atë listë i janë besnikë Sali Berishës," tha Klosi.
Ndërkohë, Noka iu kthye duke i thënë "Pse nuk i thoni shqiptarëve që ju nuk shkoni të hani bukë në shtëpi pa i marrë leje kryetarit. Po nuk u tha kryetari hapu telefonin grave pa u dhënë leje Rama. Ndërsa ne e respektojmë votën. Kush e ka caktuar Benetin, e kanë caktuar grupi i Bajrave. Shqiptarët kanë sot nevojë ulëritëse për ndyshim".