Hapësire reklamuese

Politikë

Zgjedhjet e 11 Majit, Florian Pullazi: PS është e vetmja parti që i ofron qytetarëve Bashkimin Europian

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet e 11 Majit, Florian Pullazi: PS është e vetmja parti që
Florian Pullazi

Florian Pullazi, kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste për Tiranën, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin Now me Erla Mëhillin, ku foli për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit dhe aktualitetin politik.

Pullazi u shpreh se Partia Socialiste e cila në mënyrë të vazhdueshme ka mbështetur të gjithë qytetarët, futet në zgjedhjet e 14 Majit për një mandat të katërt, me synimin për të integruar Shqipërinë në BE deri në vitin 2030.

Pullazi foli më tej për rritjen e pagave, e cila sipas tij ka sjellë mirëqenie, forcim të ekonomisë dhe përmirësim të punës nga ana e punonjësve të administratës.

Rritja e pagave në shtet është lajm i mirë apo i keq? Kjo ka sjellë forcim të ekonomisë, të gjithë strukturës shtetërore. Rritja e pagave ka sjellë më shumë mirëqenie për të punësuarit në shtet, ka rritur cilësinë e punonjësve të shtetit sepse PS ka një vizion, dhe vizioni i PS është 2030. Ne i ofrojmë qytetarëve BE-në. Flasim për vizionet. Po punojmë në mënyrë të përsosur dhe korrekte që të avancojmë dhe me negociatat."-tha Pullazi.

Florian Pullazi komentoi edhe videon e publikuara në rrjet së fundmi nga Lulzim Basha, të cilin e quajti një meme ndërsa shtoi se qeveria ka shënuar hapa pozitiv në çdo drejtim.

"Lulzim Basha është meme më vete. Duhet të flasim hapur se çfarë i ofrojmë qytetarëve. Kryeministri Edi Rama, Kryetar i Partisë Socialiste, po futet në zgjedhje për t'i kërkuar qytetarëve një mandat të katërt. Shteti po rregullon çdo proces."-tha Pullazi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese