Hapësire reklamuese

Politikë

Zgjedhjet e 11 Majit, Erald Kapri: Rama futi në lista të rinj që të shpëtojë nga SPAK-u

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet e 11 Majit, Erald Kapri: Rama futi në lista të rinj që
Erald Kapri

Gazetari dhe studiuesi i njohur, Erald Kapri ka vendosur të kandidojë në një nga qarqet më të rëndësishme, Tiranën, aty ku “lufta” është e “egër" pasi përballen figurat më të njohura të politikës shqiptare.

Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në “Euronews Albania” ku dhe është pyetur se çfarë mendon lidhur me listat e hapura të Partisë Socialiste.

Kapri është përgjigjur se kjo listë është që Rama të shpëtoi veten nga SPAK, pasi sipas tij të gjithë ata që kanë probleme me drejtësinë i ka çuar për të fituar imunitet.

Gjithashtu, ai theksoi se qytetarët duhet të votojnë partitë e reja, ndërsa thotë se është një moment i ri politik.

Pjesë nga fjala e tij:

Tirana do japi shembullin e Shqipërisë. Ndryshimi i listës së PS-së dhe Rama është për të shpëtuar veten nga SPAK.

Të gjithë ata që rrezikojnë nga SPAK janë çuar në listë të hapur, duke i detyruar të fitojnë imunitet  dhe të sigurojë mandate e të rinjtë që nuk kanë probleme me drejtësinë dhe i përdor si një fasadë për pushtetin e vetë.

Rama është i pari dhe nuk sheh kush është pas tij, pra nuk ka meritokraci ose mënyrë se si ndahet torta e pushtetit në PS. Po të shohim nga sondazhet të paktën 1 në 5 qytetarë, thuhet se do votojnë për partitë e reja, ky është një moment i ri politik pas rënies komuniste.

Ndëshkimi i korrupsionit është alarmante dhe shpresoj shumë që njerëzit t'ju japin mundësinë të rinjve në Parlament.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese