Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama "përvesh mëngët" për zgjedhjet e 11 majit, mbledh kryesinë dhe ndan punën për takimet me diasporën

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama "përvesh mëngët" për zgjedhjet e 11
Selia e PS

Kryeministri Edi Rama ka mbedhur këtë të hënë në selinë e PS drejtuesit politikë me në fokus vota e diasporës.

Aktualisht, Rama nuk ndodhet në seli, por të pranishëm janë drejtueja politike për Tiranën, Elisa Spiropali, Taulant Balla, Ulsi Manja, Arbjan Mazniku. Ndërsa pjesa tjetër janë bërë pjesë e takimit përmes aplikacioneve online.

Vlen të theksohet se, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh edhe drejtuese politike e qarkut të Fierit, dhe disa kolegë socialistë ndodhen në Greqi, ndërsa disa eksponentë të tjerë në Itali, ku kanë bërë thirrje për sa më shumë regjistrime, që në zgjedhjet e 11 majit shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të mund të ushtrojnë të drejtën e votës.

Sakaq, drejtuesja politike e Tiranës, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se Partia Socialiste ka ngritur disa zyra të cilat do të shërbejnë si pika informimi për shqiptarët të cilët jetojnë jashtë shtetit.

Burime për mediat bëjnë me dije se në mbledhje janë dhënë detyra për të rritur dhe forcuar edhe më shumë angazhimin për votën e diasporës. Më 11 janar u hap edhe procesi i regjistrimit të Diasporës, ku për herë të parë emigrantët do të kenë mundësinë të votojnë edhe pse jetojne dhe punojnë jashtë vendit. Deri tani numërohen rreth 8500 aplikime për të votuar nga diaspora.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese