Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Konstituohen 81 KZAZ në të gjithë vendin

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Konstituohen 81 KZAZ në të
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur punën për konstituimin e 93 Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-ve) në të gjithë vendin.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi bëri të ditur se “deri më tani, janë zhvilluar mbledhjet e para të 81 KZAZ-ve”. Sipas njoftimit, komisionerët do të trajnohen nga KQZ për detyrat e tyre funksionale.

Sipas Celibashit, procesi ka ecur sipas procedurave ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së në fuqi.

“Komisionerët e KZAZ-ve do të trajnohen nga KQZ për detyrat e tyre funksionale, duke përfshirë: krijimin e Komisioneve të Qendrave të Votimit (KQV); procedurat për caktimin e anëtarëve të KQV dhe plotësimin e vakancave; akreditimin e vëzhguesve; organizimin e VNV; shpërndarjen e materialeve të votimit”, njofton KQZ. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese