Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha udhëzon grupin e Tiranës: Të ndiqet shembulli i Donald Trump

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet e 11 majit, Berisha udhëzon grupin e Tiranës: Të ndiqet
Belind Kelliçi, Sali Berisha, Flamur Noka

Kreu demokrat, Sali Berisha ka mbledhur në selinë blu grupin e punës të caktuar për qarkun e Tiranës gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Në fjalën e mbajtur përpara deputetëve, Berisha krahasoi fushatën e ndërrmarrë prej opozitës si një model i asaj që zhvilloi Trump në SHBA ku dhe fitoi mandatin e ri si president.

Ish kryeministri është shprehur se trokitja derë më derë dhe të qenurit sa më pranë popullit, është rruga e vetme për të hecur drejt fitores. Kjo betejë elektorale, është cilësuar si më e rëndësishmja në kohë nga Berisha teksa drejton grupin e ngritur të punës për Tiranën drejt fitores, siç dhe pretendon ai.

Në përmbushje të këtij misioni ju takon ju së pari të riparoni cdo gabim që mund të jetë bërë në krijimin e këtij ekipi elektoral të kryeqytetit dhe të përfshini personalitete, influentë në zonat tona në mënyrë që të jemi sa më përfaqësues dhe sa më të fortë në këtë betejë. Kjo është një beteje e një rëndësie më e rëndësishmja. Ju garantoj se në një mënyrë apo tjetër, po të kemi parasysh pasojat shkatërrimtare demografike të këtij regjimi, PD nuk ka bërë betejë më të rëndësishme sesa kjo. Kjo betejë kërkon që ne pa ndërprerë të trokasim në dyert e qytetarëve të Tiranës, të baltosemi nga këpucët në rrugët dhe rrugicat e këtij qyteti.

Ka një faktor i provuar në të gjitha kohërat si faktor suksesi dhe kjo është takimi me njerëzit. Kanë rëndësi të gjitha të tjerat, por në raste të caktuara, psh po të ishte për mediat Kamala Harris fitonte me 80 % garën me Presidentin Trump. Por fitimtarët e fituan me takime intenisve me qytetarët amerikane. Nuk u ankuan, shumë të rralla ankesat, megjithëse mediat në tërësi ishin kundër tyre. Pse unë marr shembull? Duhet të jemi të vetëdijshëm, për të gjitha ata që ndjekin fushatën elektorale, fushata elektorale që prin në botë me risitë e veta është fushata presidenciale e SHBA”, tha nder te tjera Berisha.

Kujtojmë që pak ditë më parë mediat bënë të ditur emrat e të gjithë deputetëve që do të jenë pjesë e grupit të punës për qarkun e Tiranës për zgjedhjet eardhshme parlamentare. Drejtimi i këtij grupi i është besuar Belind Këlliçit, i cili do të kontribuojë në intensifikimin e aksionit politik të degëve të qarkut Tiranë për garën elektorale të vitit 2025.

Pjesë e listës opozitare janë 36 deputetë e politikanë:Adriana Tolka, Adriana Kalaja, Aida Shehu, Akil Kraja, Albana Vokshi, Amarda Zeqiri, Andi Mustafaj, Arben Ristani, Asllan Dogjani, Avenir Peka, Çlirim Gjata, Dhurata Çupi, Dorian Teliti, Edi Paloka, Edith Harxhi, Enkelejda Sallaku, Erges Eskiu, Ethem Aga, Faslli Goga, Fation Bathorja, Fjoralba Dizdari, Glauk Olldashi, Grigels Muçollari, Ibrahim Morina, Ilda Zhulali, Ilir Alimehmeti, Indrit Hoxha, Ines Nuria, Jonathan Pano, Jorida Tabaku, Keltis Kruja, Klevis Balliu, Lili Sulaj, Lisandër Hoxha, Mimoza Hajdarmatai, Myslym Murrizi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese