Lideri demokrat Sali Berisha i është rikthyer menjëherë punës pas heqjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie” ku mbeti i izoluar prej 11 mujash në banesën e tij. “Top Channel” ka siguruar listën e grupit të punës të ngritur për drejtimin e strukturave të Tiranës gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Kjo listë është shpallur gjatë mbledhjes që Berisha ka zhvilluar ditën e sotme në selinë demokratike ndërsa ka bërë me dije aksionin që opozita do të ndjekë në këtë garë elektorale.
Drejtimi i këtij grupi pune i është besuar Belind Këlliçit, siç shkruhet dhe në dokumentin e publikuar, i cili do të kontribuojë në intensifikimin e aksionit politik të degëve të qarkut Tiranë për garën elektorale të vitit 2025.
Pjesë e listës opozitare janë 36 deputetë e politikanë, Albana Vokshi, Asllan Dogjani, Dhurata Çupi, Jorida Tabaku, Edi Paloka, Myslym Murrizi etj. Gjithashtu pjesë e kësaj stukture do të jenë dhe dy ish drejtuesit e KQZ-së, Arben Ristani dhe Çlirim Gjata.
Deri më tani, Berisha i ka kryer të gjitha detyrat e tij në takime online ndërsa tashmë ai është rikthyer në selinë blu gati për të udhëhequr drejt zgjedhjeve parlamentare të 2025 forcën më të madhe opozitare.
Lista e plotë:
Adriana Tolka
Adriana Kalaja
Aida Shehu
Akil Kraja
Albana Vokshi
Amarda Zeqiri
Andi Mustafaj
Arben Ristani
Asllan Dogjani
Avenir Peka
Çlirim Gjata
Dhurata Çupi
Dorian Teliti
Edi Paloka
Edith Harxhi
Enkelejda Sallaku
Erges Eskiu
Ethem Aga
Faslli Goga
Fation Bathorja
Fjoralba Dizdari
Glauk Olldashi
Grigels Muçollari
Ibrahim Morina
Ilda Zhulali
Ilir Alimehmeti
Indrit Hoxha
Ines Nuria
Jonathan Pano
Jorida Tabaku
Keltis Kruja
Klevis Balliu
Lili Sulaj
Lisandër Hoxha
Mimoza Hajdarmatai
Myslym Murrizi.