Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zelensky telefonon Ramën: Fokusi i bisedimeve, Samiti i Paqes dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Shkruar nga Newsbomb
Zelensky telefonon Ramën: Fokusi i bisedimeve, Samiti i Paqes dhe
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti Zelensky, nëpërmjet një postimi në rrjetin social, X, ku shkruan se kryeministri shqiptar është një mik i mirë i Ukrainës, ndërsa e ka falenderuar për pjesëmarrjen në Samitin e ardhshëm të Paqes.

Më tej, Zelenski shprehet se në fokus të bisedimeve ka qenë edhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes, teksa shton se e ka informuar edhe mbi situatën luftës me Rusinë, konkretisht për fushëbetejën që po zhvillohet aktualisht në mbrojtje të rajonit të Kharkivit.

Unë kam folur me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, një mik i mirë i Ukrainës, rreth Samitit të ardhshëm të Paqes dhe e falenderova atë që ka konfirmuar që Shqipëria do jetë pjesë e tij.

Gjithashtu e informova kryeministrin Rama për situatën e fushëbetejës, specifikisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkivit. Ne diskutuam edhe bashkëpunimin në vazhdimësi në fushën e mbrojtjes”,- shkruan Zelensky, në rrjetin social X.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed