Hapësire reklamuese

Politikë

Zbulohet arsyeja e sulmeve, juristi: SPAK ka çuar në gjykatë urdhrin për prangosjen e Ilir Metës!

Shkruar nga Newsbomb
Zbulohet arsyeja e sulmeve, juristi: SPAK ka çuar në gjykatë
Ilir Meta dhe Altin Dumani

Prokuroria e Posaçme e njohur si SPAK, ka kërkuar gjatë ditëve të fundit në dy raste caktimin e një masë sigurie me karakter shtrëngues ndaj Ilir Metës. Pra, prokurorët që po drejtojnë tre dosjet hetimore në ngarkim të ish-presidentit, kanë kërkuar arrestimin.

Juristi Leonard Karaj është shprehur mbrëmjen e sotme se gjyqtari i posaçëm Erion Bani, pasi ka konsultuar kërkesat e SPAK, ka vendosur t'i kthejë ato mbrapa dhe të mos lejojë arrestimin e Ilir Metës.

"Fakti që Meta është i irrituar, di të them që SPAK ka shkuar dy herë në GJKKO për të kërkuar masë shtrënguese ndaj Metës. Dhe i është kthyer mbrapsht nga Gjykata. Ky fakt ka rënduar situatën e zotit Meta dhe që është bërë agresiv këto ditë. Është informacion nuk e di se është zyrtare", u shpreh juristi në emisionin "RepolitiX".

Aktualisht, ndaj ish-presidentit janë të hapura tre dosje hetimore; ajo për aferën që ka marrë emrin CEZ/DIA, dosja e lobimit të LSI-së në Amerikë dhe hetimi pasuror i ndërmarrë ndaj familjarëve të Ilir Metës. Mirëpo, dy ditët e fundit ish-presidenti ka ashpërsuar tonet dhe ka sulmuar drejtpërdrejt kryeprokurorin Altin Dumani dhe vetë SPAK.

"Nuk e di për çfarë arsyesh, kthim aktesh... nuk e di", vijoi më tej juristi Leonard Karaj, duke thënë se nuk dihen arsyet përse Gjykata e Posaçme ka kthyer pas kërkesën e SPAK për arrestrimin e Ilir Metës, nëse hetimet nuk janë të plota apo materialet në ngarkim (nëse ka siç pretendohet) nuk qëndrojnë.

Në emision, një nga panelistët e tjerë pohoi se kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për caktim mase sigurie ndaj ish-presidentit ka shkuar para togave të zeza ditën e hënë, më datë 15 Prill 2024, ndaj dhe një ditë më pas (dje dhe sot) Ilir Meta ka nisur të sulmojë kryeprokurorin Altin Dumani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese