
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka kanë shkëmbyer akuza të ndërsjellta lidhur me punën e bërë nga qeveria në këto 12 vite pushtet.
Noka i kërkoi Klosi të listojë punët e bërë, ndërsa ky i fundit përmendi hapjen e negociatave me Bashkimin Europian si një arritje kryesore, duke deklaruar se “Shqipëria ka bërë hapa përpara në të gjitha kapitujt”.
Nga ana tjetër Noka përmendi premtimet e Ramës për 300 mijë vende pune, por sipas tij, nuk ishte bërë asgjë konkrete, përveç "ngrënies kokash".
Pjësë nga debati:
Noka: A e mbani mend 300 ditëshin e Ramës, premtoi 300 mijë vende pune dhe përfundoi me ngrënie kokash njëri-tjetrit
Klosi: Ne sot jemi një vend që ka hapur negociatat me BE-në
Noka: Ka 12 vite që kanë qenë në këtë stad negociatat. Mos gënjeni
Klosi: Mos bërtit… Ne të dy nuk ia mbushim dot mendjen njëri-tjetrin
Noka: Më trego programin
Klosi: Ne sot kemi hapur negociatat me Bashkimin Europian dhe vetë Bashkimi Europian ka dëshmuar që Shqipëria ka bërë hapa në të gjithë kapitujt
Noka: Leri këto blla blla blla, më thuaj ç’ke bërë për bujqësinë, shëndetësinë
Klosi: Ti nuk do ta dëgjosh
Noka: Ju ka hyrë lepuri në bark. Dridheni. Më thuaj çfarë keni bërë
Klosi: Kemi bërë aq shumë për këtë vend, sot jemi kampion për turizmin në rajon, rritjen e pagave, pensioneve.
Noka: Ca thua mo, jeni bërë kampion për krimin. Zbrit mo nga autobusi, çfarë pensionesh thua