Hapësire reklamuese

Politikë

Zbardhen porositë e Sali Berishës për protestën e 11 Korrikut: Duhet me çdo kusht që të jetë tubim i fuqishëm

Shkruar nga Newsbomb
Zbardhen porositë e Sali Berishës për protestën e 11
Foto arkiv/ Sali Berisha

Vetëm pak ditë na ndajnë nga protesta e 11 Korrikut, për të cilën opozitarët kanë paralajmëruar që do të jetë madhështore.

Prej ditësh tanimë deputetët demokratë “kanë ndezur motorët” dhe kanë “zbritur” të qarqet e vendit ku dhe po kujdesen nga afër me qëllim që numri i qytetarëve që do të marrin pjesë të jetë sa më i lartë.

Së fundmi, ish-kryeministri Sali Berisha u është drejtuar me një mesazh të qartë Strukturave të PD-së, ku dhe i kërkon që më 11 Korrik të dëshmojnë se janë shumicë politike.

Ish-kryeministri gjatë fjalës së tij u ka thënë demokratëve që kjo protestë me çdo kusht duhet të jetë më e madhja dhe më e fuqishmja.

 “Tre ditët e ardhshme janë vendimtare për suksesin e protestës te 11 korrikut, e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme për opozitën. Ajo duhet me çdo kusht të jetë protesta më e madhe dhe më e fuqishme që ka njohur Tirana deri sot!

Ndaj është jetike që në këtë hark të shkurtër kohor të bëni gjithçka për mobilizimin më të paparë, për të garantuar pjesëmarrjen e çdo anëtari dhe anëtarja, mbështetësi dhe mbështetëse të PD në protestën e 11 korrikut.

Me 11 korrik, ne demokratet dhe demokratët edhe mbështetësit tanë duhet të dëshmojmë para shqiptarëve dhe botës se ne jemi shumica politike e vendit, e gatshme për çdo betejë, për çdo fitore!

O sot o kurrë! Me 11 korrik të gjithë në Tiranë! Fitore!”, mësohet të ketë thënë Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese