Hapësire reklamuese


Politikë

Xhelal Mziu shtyu me forcë Milva Ekonomin, deputetet socialiste në mbrojtje të koleges: Akt i papranueshëm ndaj atyre që luftojnë për një shoqëri të drejtë

Shkruar nga Newsbomb
Xhelal Mziu shtyu me forcë Milva Ekonomin, deputetet socialiste në
Momenti kur Milva Ekonomi u shty nga Xhelal Mziu

Tensione pati këtë të mërkurë në kryesinë e Kuvendit ku ishte thirrur Komisionit Hetimor për Koncesionet e Shëndetësisë. Demokrati, Xhelal Mziu, i cili është dhe një ndër deputetët e përjashtuar pas seancës së shtatorit e cila u shoqërua me djegie karrigesh, nuk u lejua që të merrte pjesë në mbledhje. Pengimi i tij nga garda solli dhe një revoltë te deputeti demokrat i cili teksa qëndronte në dyert e sallës u bë pengesë edhe për deputeten socialiste Milva Ekonomi.

Si dhe raportuam më herët, Mila Ekonomi kërkoi që të hyjë brenda, mirëpo Mziu iu bë pengesë madje për një moment e shtyu me forcë në kurriz.

Ky veprim aspak i tolerueshëm ka sjellë dhe një reagim të fortë nga socialistët. Kanë qenë gratë deputetë të kësaj force politike ato të cilat kanë dënuar këtë akt të Mziut duke e cilësuar si një ngjarje të shëmtuar.

Në reagimin e grave deputete të Partisë Socialiste, thuhet qartë që ky akt dhune është një sulm jo vetëm ndaj koleges së tyre, por edhe ndaj parimeve që duhet të udhëheqin punën e tyre.

“Kur ky akt i papranueshëm ndodh në ambientet e Kuvendit ndaj një deputeteje grua, është akoma më i rëndë pasi dëmton dinjitetin dhe të drejtat e të gjitha grave dhe vajzave që ushtrojnë funksione publike dhe atyre që kontribuojnë në jetën politike e mbi të gjitha cënon standardet morale dhe etike të përfaqësuesve të zgjedhur”, thuhet ndër të tjera në reagimin e deputeteve socialiste, duke theksuar më tej se ky akt dhune i deputetit demokrat, cënon njëkohësisht edhe institucionin e Kuvendit, si një institucion ku duhet të tregohet me të gjitha format fryma e tolerancës, e respektit, e etikës ndaj kujtdo, e veçanërisht ndaj grave deputete.

Reagimi i plotë i deputeteve të Partisë Socialiste:

REPUBLIK A E SHQIPËRISË KUVENDI GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË SOCIALISTE

Reagim i grave deputete të Partisë Socialiste, anëtare të Aleancës së grave deputete të Kuvendit të Shqipërisë

Ngjarja e ndodhur sot në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nga pamjet e regjistruara që tregojnë qartë kur deputeti Xhelal Mziu shtyn me forcë kolegen tonë Milva Ekonomi, është një ngjarje e shëmtuar dhe e dënueshme.

Ky akt dhune është një sulm jo vetëm ndaj një kolegeje, por edhe ndaj parimeve që duhet të udhëheqin punën tonë. Kur ky akt i papranueshëm ndodh në ambientet e Kuvendit ndaj një deputeteje grua, është akoma më i rëndë pasi dëmton dinjitetin dhe të drejtat e të gjitha grave dhe vajzave që ushtrojnë funksione publike dhe atyre që kontribuojnë në jetën politike e mbi të gjitha cënon standardet morale dhe etike të përfaqësuesve të zgjedhur.

Ky akt dhune cënon njëkohësisht edhe institucionin e Kuvendit, si një institucion ku duhet të tregohet me të gjitha format fryma e tolerancës, e respektit, e etikës ndaj kujtdo, e veçanërisht ndaj grave deputete. Kuvendi është vendi ku qytetarët dhe e gjithë shoqëria presin të shohin nga ne modelin e parë të respektit, tolerancës, komunikimit civil dhe që luftojmë jo me forcën e muskujve por me forcën e argumentit.

Si deputete të këtij Kuvendi kemi detyrimin të respektojmë ligjet dhe standartet që i kemi miratuar bashkarisht, të parashikuara në rezolutat e Kuvendit, si dhe të gjitha detyrimet ndërkombëtare të bëra pjesë e legjislacionit tonë, përfshirë Konventën e Stambollit, Rezolutat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, për përgjegjësinë tonë në luftën kundër dhunës ndaj grave, gjuhës së urrejtjes dhe intolerancës.

Ne, gratë deputete të Partisë Socialiste, anëtare të Aleancës së grave deputete të Kuvendit të Shqipërisë, dënojmë këtë akt të rëndë dhune, pasi akti i sotëm i dhunës ndaj një gruaje në politikë nuk është vetëm një sulm ndaj një kolegeje, por një sulm ndaj të gjitha grave që kontribuojnë dhe luftojnë për një shoqëri më të drejtë që respekton gratë dhe të drejtat e tyre.

GRATË DEPUTETE TË PARTISË SOCIALISTE TË SHQIPËRISË

Xhelal Mziu shtyu me forcë Milva Ekonomin, deputetet socialiste në

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese