Hapësire reklamuese

Politikë

Xhafaj mbledh Sekretariatin Teknik të Komisionit të Posaçëm: Dërgoni shkresa te institucionet, të caktojnë ekspertët

Shkruar nga Newsbomb
Xhafaj mbledh Sekretariatin Teknik të Komisionit të
Fatmir Xhafaj

Pas konstituimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, këtë të martë është zhvilluar mbledhja e Sekretariati Teknik të këtij komisioni.

Nën drejtimin e kryetarit Fatmir Xhafaj janë ndarë disa detyra që lidhen me punën organizative të komisionit dhe zbatimin e vendimeve që u morën në mbledhjen e parë të tij.

Sekretariati është duke përgatitur shkresat që do të dërgohen pranë institucioneve të pavarura që krijohen dhe japin llogari te Kuvendi (Avokati i Popullit; Kontrolli i Lartë i Shtetit; Komisioni i Prokurimit Publik; Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave; Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare; Autoriteti i Konkurrencës; Instituti i Statistikave), për të përcaktuar ekspertët dhe përfaqësuesit që do të punojnë me 3 nëngrupet e Komisionit të Posaçëm: Mirëqeverisja, Sundimi i Ligjit dhe Antikorrupsioni.

Gjithashtu, mësohet se do të ketë kërkesa zyrtare nga ky komision për organizatat e shoqërisë civile, institucionet akademike, publike e ato private si dhe një ftesë për organizatat ndërkombëtare për bashkëpunim, asistencë dhe ekspertizë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese