Hapësire reklamuese

Politikë

"Votoni rezolutën", Balla kërkesë opozitës: Mjaft valvitët fotografinë e shëmtuar të Sali Berishës

Shkruar nga Newsbomb
"Votoni rezolutën", Balla kërkesë opozitës: Mjaft
Taulant Balla në Kuvend

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend, teksa fliste për rezolutën antikorrupsion akuzoi deputetët opozitarë që “valvisin” fotografinë e  shëmtuar të Sali Berishës dhe u bëri thirrje atyre që të votojnë rezolutën antikorrupsion. 

Ai rikujtoi faktin se kreu i PD është një person i shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania për minim të demokracisë, prandaj u kërkon demokratëve të ndahen nga epoka e vjetër. 

Nuk ka pamje më qesharake për opozitën kur kuvendi është thirrur në një seancë të rrallë, për angazhimin tonë të përbashkët në luftën kundër korrupsionit. Ndërsa deputetet e opozitës valvisin një fotografi të shëmtuar të një personi të shpallur nongrata nga SHBA dhe Britania e Madhe me përmbajtjen “akte korruptive që kanë minuar demokracinë” dhe po i njëjti në atë foto është sot nën akzuzë zyrtare nga sistemi i drejtësë.

Prandaj dua tu them sot qytetarëve që jëmi në një moment të rëndësishëm dhe se ky është vetëm fillimi i një revanshi kundër krimit. Disa prej jush janë ende në kohë që ta ndajnë veten nga epoka e vjetër. Në karriget e kësaj salle nuk mud të ketë politikanë të paprekshëm dhe mbi ligjin,” tha Balla në Kuvend.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese