
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, do të zhvillojë ditën e nesërme një mbledhje, ku do të vendosë në lidhje me procesin e votave të Greqisë. Sipas njoftimit të KQZ, mbledhja do të zhvillohet në orëm 09:30.
Në mbledhje, KQZ do të shqyrtojë kërkesën e Partisë Socialiste për marrjen e masave për vijimin e rregullt të procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë.
Njoftimi i KQZ:
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e premte, datë 16 maj 2025, ora 09:30 me këtë rend dite:
Çështje për shqyrtim rishtazi: 1.Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Socialiste të Shqipërisë për marrjen e masave për vijimin e rregullt të procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë.
Partia Socialiste i ka kërkuar këtë të enjte Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të vendosë përfundimisht nisjen e numërimit të votave të ardhura me postë nga shqiptarët në Greqi, të cilat kanë mbetur peng. Nga ana tjetër, Partia Demokratike i ka kontestuar duke kërkaur të mos numërohen.