Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Politikë

Vota e diasporës, PS ankesë në KQZ: Nuk janë respektuar protokollet nga kompania, emigrantëve u shkuan zarfe pa fletë votimi

Shkruar nga Newsbomb
Vota e diasporës, PS ankesë në KQZ: Nuk janë respektuar
Foto ilustruese

Partitë politike kanë ngritur shqetësimin se zarfat me fletën e votimit të diasporës nuk po shpërndahen në mënyrën e duhur, ndërsa së fundmi Partia Socialiste ka dërguar një akesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Përmes një letre dërguar nga Sekretari për Organizimin dhe Çështjet Zgjedhore, Damian Gjiknuri, PS evidenton problematika gjatë procesit të votimit të diasporës.

Në ankeë, PS liston problematika si: mosnjoftimi për emailit apo SMS-ve, fletë votimi që mungojnë në zarf, dërgesa pa paralajmërim nga korrierët, mosnjohje e bar kodeve nga DHL, etj.

“Mosrespektimi i protokolleve të njoftimit nga DHL përmes emailit dhe SMS-ve, sidomos në Greqi dhe Itali. Vështirësi në komunikim me DHL, ku kontaktet nuk përgjigjen ose shfaqen si “call failed”. Refuzim i marrjes së zarfeve të kthimit nga DHL, sidomos në Greqi, dhe raste kur qytetarëve u kërkohet ta dorëzojnë fizikisht në pikën postare. Kërkesa për pagesë për kthimin e zarfeve nga ana e DHL.

Fletë votimi mungojnë në zarf, me raste konkrete në SHBA, Itali, Angli dhe Greqi. Shpërndarje e pabarabartë e zarfeve brenda të njëjtës familje. Mesazhe për adresë të pasaktë, pavarësisht konfirmimit të saj nga zgjedhësit. Dërgesa pa paralajmërim nga korrierët, që rezulton në kthimin e zarfeve pa dijeni të votuesve. Mosnjohje e bar kodeve nga DHL në disa raste, sidomos në Brescia, Itali”, sipas letrës së PS-së drejtuar KQZ-së.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese