Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Vota e diasporës/ Mblidhet sërish grupi i dialogut, Celibashi me projekt-propozim të ri

Shkruar nga Newsbomb
Vota e diasporës/ Mblidhet sërish grupi i dialogut, Celibashi me
Foto ilustruese

Vota e diasporës është një nga çështjet më të diskutuara kohët e fundit dhe për të cilën shpeshherë ka pasur përplasje midis grupeve parlamentare.

Grupi i dialogut do të takohet sërish këtë të mërkurë në përpjekje për të gjetur kompromis për votën e diasporës.

Në këtë mbledhje, që pritet të mbahet ditën e sotme në orën 5 të mbasdites, do të jetë i pranishëm edhe Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, i cili këtë radhë do të vijë me një platformë-ide për mënyrën se si do të realizohet procesi zgjedhor për këtë grup votuesish.

Në takimin e zhvilluar një javë më parë, me dyer të mbyllura, kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi tha se u ka propozuar grupeve politike që KQZ të administrojë procesin zgjedhor si dhe votimi të kryhet nëpërmjet internetit ose në alternim me atë elektronik.

Çështja e afatit ka rëndësinë e vet por ajo që propozova është që të jetë institucioni i KQZ, ai i cili administron kërkesat e atyre votuesve që duan të votojmë jashtë territorit. Gjithë këtë proces ta administrojë KQZ.

Nëse do të konsiderohej ideja që propozoj, mendoj që votimi të kryhet ose nëpërmjet internetit ose në mënyrë tjetër elektronike. Nuk mendoj se është votimi me postë si zgjidhja më e mirë për rastin e Shqipërisë. Një ndër opsionet është ai i kombinuar ku fleta dërgohet në mënyrë elektronike “,- tha Celibashi, javën e shkuar pas daljes nga mbledhja.

Kujtojmë se më herët për këtë çështje, grupet parlamentare të dy kaheve politike kanë mbajtur një sërë mbledhjesh, por pa një rezultat përfundimtar, pasi nuk është arritur një dakordësi midis palëve mbi kushtet që duhet të realizohet votimi për diasporën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese