
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se janë regjistruar 100 mijë votues nga jashtë vendit. KQZ transmetoi shifrën domethënëse, duke bërë thirrje që aplikimet të vazhdojnë deri më 4 mars, kur është edhe afati i fundit i regjistrimit.
Sa i përket shifrave të regjistruesve, bëhet me dije se 28 mijë votues nga diaspora janë refuzuar. Kjo pasi nuk e kanë kaluar me sukses provën në KQZ, edhe pse shumë prej tyre e kanë provuar disa herë aplikimin. Megjithatë, siç është njoftuar edhe më herët, të gjithë të refuzuarit mund të aplikojnë disa herë, pasi për këtë nuk ka kufizime.
Në lidhje me votën e diasporës, KQZ i deklaroi Kuvendit pritshmërinë prej 100 mijë votues të diasporës për t'u regjistruar, teksa kërkoi nga qeveria 5 milione euro për të mbuluar shpenzimet totale për këtë numër.
Ndërkohë, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi është shprehur se në rast se zgjedhësit e regjistruar kalojnë këtë shifër, qeveria ka garantuar se do ta shtojë fondin.