Hapësire reklamuese


Politikë

Vokshi denoncon skandalin dhe kërkon reagim nga ministrja: Kanë ikur dritat në QSUT, vdiqën 4 pacientë?!

Shkruar nga Newsbomb
Vokshi denoncon skandalin dhe kërkon reagim nga ministrja: Kanë ikur
Deputetja demokrate, Albana Vokshi

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur shqetësimin për mosfunksionimin e Urgjencës së QSUT-së, tashmë prej 2 muaj, pas zjarrit që përfshiu katin 0 të këtij spitali.

E pranishme në Komisionin për Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë, Vokshi, ka bërë me dije denoncimin e marrë nga një punonjës se në QSUT mëngjesin e së premtes kanë ikur dritat për dy orë dhe si pasojë kanë humbur jetën 4 pacientë.

Deputetja kërkoi që ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, të përgjigjet dhe të japë shpjegime para qytetarëve lidhur me këtë ngjarje e cila nëse do të jetë e vërtetë do të jetë një skandal i madh dhe një shuplakë e fortë për sistemin e Shëndetësisë.

 “Më është dërguar një informacion për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në QSUT jo më larg se ditën e premte në të gdhirë. Sipas këtij informacioni, dhe është informacion i brendshëm një punonjës që punon në QSUT, duke u gdhirë e premtja në QSUT kanë ikur dritat për 2 orë. Sipas këtij punonjësi ka pasur 4 pacientë që kanë humbur jetën pasi kanë qenë të intubuar. Për më shumë se 2 orë kanë ikur dritat dhe nuk kanë funksionuar mënyrat e tjera. Nëse ky informacion është i vërtetë do të ishte një skandal shumë i madh, do të ishte jo vetëm e dhimbshme. Një spital si QSUT a mund të rrijë pa drita. A është e vërtetë që të premten në mëngjes duke u gdhirë kanë ikur dritat. Pse s’ka punuar gjeneratori. Ku janë dërguar pacientët”, tha Vokshi ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese