Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Vizita e Ramës në Athinë, mediat greke: Mysafiri i paftuar në Galatsi dhe falsifikuesi i historisë

Shkruar nga Newsbomb
Vizita e Ramës në Athinë, mediat greke: Mysafiri i paftuar
Foto nga takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë

Mediat greke i kanë kushtuar artikuj të gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar, ku zvilloi një takim me emigrantët shqiptarë në Athinë në një nga sallat e stadiumit “Galatsi”.

Ndërkohë që shumë media kanë ruajtur linjën pozitive të artikujve gjatë kohës që kanë shkruar për fjalimin e kryeministrit Rama në Athinë, ka pasur nga ato që takimin e tij e kanë parë në një aspekt më kritik, dhe hera herës duke e akuzuar për një qëllim të fshehtë pas vizitës së tij në dukje normale.

Gazeta Protothema e nis artikullin e saj me titullin: “ Shpirtrat shqiptarë të Ramës në Athinë, Çfarë ka bërë "mysafiri i paftuar" në Galatsi”. Në shkrimin e saj, gazeta e konsideron vizitën e Ramës si një provokim, pasi dita e vizitës së tij përkon me datën kur ish-kandidati për kryetar Bashkie në Himarë, Fredi Beleri u arrestua nën akuzën për blerje votash.

Për Protothemën, edhe pse kryeministri Rama ka deklaruar se vizita e tij nuk ka lidhje me punët e brendshme të Greqisë, kjo nuk duket aspak bindëse.

Nuk është rastësi që ardhja e tij aktuale përkon me plotësimin e saktësisht të një viti nga arrestimi i Fredi Belerit. Me të gjitha simbolet, kuptimet, qëllimet dhe mesazhet e kësaj dite, duket se nuk është dhe aq rastësi për mesazhin që po përpiqet të përcjell. Edhe pse poston emoji me flamujt e dy vendeve shoqëruar me një zemër dhe deklaron se vizita e tij nuk ka lidhje me punët e brendshme të Greqisë, ai nuk duket aq bindës”,- shkruan gazeta greke.

Në artikullin e saj, Protothema vijon duke e cilësuar kryeministrin si me dy personalitete, pasi sipas tyre pas imazhit artistik të tij, qëndron edhe një profil hipokrit dhe dinak.

Pas personalitetit të tij artistik të shumanshëm dhe imazhit të tij të krijuar me mjeshtëri nga marrëdhëniet me publikun, besohet se qëndron një profil solid hipokrit, intolerant, dinak”,- shkruan gazeta.

Gjithashtu, gazeta shton se vizita e kryeministrit Edi Rama në Greqi ka për qëllim që të  instrumentalizojë votën e emigrantëve ose e thënë ndryshe të përdor votën e tyre për qëllimet e tij personale. Në këtë rast sipas Protothemës, ta përdorë atë për të rrëzuar kandidaturën e Fredi Belerit për eurodeputet në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian.

Ekziston domosdoshmërisht rreziku që ai të tentojë të instrumentalizojë votën e dhjetëra mijëra emigrantëve shqiptarë që kanë të drejtën ligjore të votës si shtetas grekë, në përgjigje të kandidaturës europiane të Fredi Belerit. Diçka që do të shkaktojë një konflikt të brendshëm politik përpara zgjedhjeve. Me postimin e tij të fundit, ai indirekt sfidoi dhe u pozicionua kundër partive opozitare vendase që kundërshtuan ardhjen e tij në Athinë”,- thuhet në artikullin e gazetës.

Ndërkohë që artikuj me tone të tilla akuzash vijojnë edhe nga një media tjetër e Greqisë, Newsbomb.gr, e cila e akuzon kryeministrin shqiptar si falsifikues të historisë.

Sipas kësaj gazete, kryeministri Edi Rama nuk ngurron me paturpësinë më të madhe që të thojë se Laskarina Boubulina, heroina e Luftës së Greqisë ishte shqiptare duke falsifikuar kështu historinë  dhe duke e shkruar atë siç ai dëshiron. Gazeta Newsbomb.gr shkruan se kjo dëshmon se ai është antihistorik dhe i rrezikshëm.

Pyes veten për qëllimin e vizitës së kryeministrit shqiptar, Edi Ramës në Greqi, pasi duke dhënë një recital nacionalizmi, nuk ngurroi me paturpësinë më të madhe të thonte se Laskarina Boubulina ishte… shqiptare! Rama, në një furi të pabesueshme, nuk hezitoi të falsifikojë historinë dhe ta shkruajë si të dojë… duke dëshmuar se është edhe antihistorik, edhe i rrezikshëm! Ai u shpreh në mënyrë karakteristike se “Bubulina u rrit në një familje që fliste shqip”! Dhe e gjithë kjo në Greqi!”,- shkruan gazeta greke Newsbomb.gr.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese