Hapësire reklamuese


Politikë

Vizita e Cameron në Shqipëri, Meta pesimist: Shumë kanë ardhur dhe kanë ikur, por problemi i korrupsionit nuk është zgjidhur

Shkruar nga Newsbomb
Vizita e Cameron në Shqipëri, Meta pesimist: Shumë kanë
Ish-presidenti, Ilir Meta

Ish-presidenti, Ilir Meta ka komentuar vizitën që sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron do të bëjë në Shqipëri në datën 22 të këtij muaji.

Nëpërmjet një konference për media të dhënë ditën e sotme, Meta tha se e mirëpret ardhjen e sekretarit britanik, Cameron, por vizitat e ndërkombëtarëve nuk janë shumë optimiste për të, pasi problemi i krimit dhe korrupsionit nuk ka gjetur zgjidhje, vetëm sa është agravuar në Shqipëri.

Meta evidenton se në raportin e Shqipërisë me Britaninë e Madhe, problemi i krimit të organizuar është madhor duke qene se sipas tij ka një mbështjetje logjistike nga vetë kryeministri Edi Rama.

Sekretari është i mirëseardhur, shumë kanë ardhur dhe kanë ikur, problemi i krimit dhe korrupsionit vetëm është agravuar në Shqipëri. E sidomos në raportin mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe problemi i krimit të organizuar është një problem madhor për arsye se ky krim ka një mbështetje logjistike nga shteti i Ramës, në Britani por edhe kudo tjetër në Europë dhe Amerikën latine. Në 11 vjet Rama asnjëherë s’ka raportuar në kuvend lidhur me rezultatet e qeverisë për luftën kundër drogës, sipas detyrimit ligjor”,- tha Meta.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron do të vizitojë Shqipërinë në datën 22 të këtij muaji.

Sipas njoftimit të ambasadës Britanike në vendin tonë, Cameron do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama, presidentin e vendit, Bajram Begaj si dhe ministrin e Jashtëm, Igli Hasani.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese