Hapësire reklamuese

Politikë

Virozat kanë “mbërthyer” vendin, ministrja Albana Koçiu: Vaksinim falas kundër gripit...

Shkruar nga Newsbomb
Virozat kanë “mbërthyer” vendin, ministrja Albana
Albana Kociu

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu shprehet se ka mbledhur strukturat shëndetësore nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vendin tonë. Ajo iu bënë thirrje të gjithë atyre që kanë simptoma të gripit duhet të vaksinohen për të parandaluar kompliakcionet që mund të hasin nga kjo virozë.

“Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend, u mblodhëm sot me drejtuesit e strukturave shëndetësore, ku u përqendruam në raportimin mbi masat që po zbatohen për të përballuar situatën e gripit dhe për të garantuar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, tha ministrja.

Sakaq ministrja ka shprehur se strukturat shëndetësore janë në gatishmëri për ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe vaksinimi mbetet mënyra më efikase për të parandaluar komplikacionet nga gripi.

Reagimi i plotë i ministres:

✅ Vaksinimi ???? mbetet mënyra më efikase për të parandaluar komplikacionet nga gripi.

Strukturat shëndetësore janë në gatishmëri ???? duke kryer:

✔️ Monitorimin e situatës aktuale të gripit në vend;

✔️ Vijimin e vaksinimit falas ???? kundër gripit për grupet e rrezikuara;

✔️ Ndërgjegjësimin e qytetarëve për ndjekjen e rekomandimeve për minimizimin e transmetimit dhe parandalimin e virozave të stinës;

✔️ Përforcimin e survejancës për infeksionet respiratore ????️ në mbrojtje të shëndetit publik.

✅ Parandalimi fillon me një veprim të thjeshtë: vaksinimin ????.

Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese