Hapësire reklamuese

Politikë

Vijon tradita në Kryeministri, Rama dhe administrata dhurojnë gjak: Shpëtoni jetë dhe rigjeneroni trupin tuaj

Shkruar nga Newsbomb
Vijon tradita në Kryeministri, Rama dhe administrata dhurojnë gjak:
Edi Rama duke dhuruar gjak

Njëjtë si çdo vit tjetër, edhe këtë vit, kryeministri Edi Rama ka vijuar me traditën e dhurimit vullnetar të gjakut.  Në ambientet e Kryeministrisë u instalua këtë të martë njësia e lëvizshme e Kryqit të Kuq Shqiptar, ku dhe kreu i qeverisë si dhe punonjësit e administratës së këtij institucioni dhuruan gjak.

Teksa ishte duke dhuruar gjak, kryeministri Rama iu drejtua me një thirrje të gjithë qytetarëve. Ai u tha që të mos ngurojnë të dhurojnë gjak, pasi përveçse ndihmon në shpëtimin e jetëve të tjera është dhe një proces i shëndetshëm dhe rigjenerimi për vetë trupin e dhuruesit.

Vijon tradita në Kryeministri, Rama dhe administrata dhurojnë gjak:
Edi Rama duke dhuruar gjak

“Ne kemi traditë një pjesë këtu që nga Bashkia e dimë shumë mirë, çdo vit ne rigjenerohemi deh dhurojmë gjak. dhënia e gjakut nuk është vetëm ndihmë jetike për ata që kanë nevojë, pro është edhe ripërtëritje për ata që e japin. Gjaku është dhurata më ripërtëritëse sepse me dhënien e gjakut organizmi fiton një energji të re edhe nuk është se shmanget komplet plakja. por shtyhet për më tutje”, tha Rama, teksa nuk “kurseu” as batutat.

Rama iu drejtua një tjetër punonjësi të administratës duke i thënë që të plotësojë formulari ne dhurimit dhe se do i qëndronte pranë që të mos kishte frikë.

“Ulu mbushe formularin se do rri unë këtu të të asistoj që të mos kesh frikë”, tha Rama.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese