
Mesa duket edhe diaspora gjen shpresën për vendin tonë te kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Deri më tani janë numëruar në total 84050 zarfa, nga 194889 në total.
Ashtu sikurse dhe në qendrat e votimit në rang vendi, edhe në zarfet e emigrantëve socialistët po gjejnë fitoren.
Nga statistikat e përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka arritur të marrë 45222 vota, ose e përkthyer ndryshe 54.27 %. Ndërsa, Partia Demokratike 23650 vota, ose ndryshe 28.38%.
Të ndjekur më pas nga Adriatik Lapaj me Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet me 7041 vota, ndërsa në vend të katërt qëndron Partia Mundësia e Agron Shehajt e cila ka marrë deri më tani 2922 vota.
Si kanë votuar emigrantët deri më tani për çdo qark:
Në Qarkun Shkodër:
Partia Demokratike: 2253 vota
Partia Socialiste: 1899 vota
Në qarkun Kukës:
Partia Demokratike:1794 vota
Partia Socialiste: 755 vota
Në qarkun e Lezhës:
Partia Socialiste: 2957 vota
Partia Demokratike: 2360 vota
Në qarkun e Dibrës:
Partia Socialiste: 1652 vota
Partia Demokratike: 832 vota
Në qarkun e Durrësit:
Partia Socialiste: 5270 vota
Partia Demokratike: 2168 vota
Në qarkun e Tiranës:
Partia Socialiste: 11118 vota
Partia Demokratike: 7890 vota
Në qarkun e Elbasanit:
Partia Socialiste: 4184 vota
Partia Demokratike: 1458 vota
Në qarkun e Fierit:
Partia Socialiste: 7435 vota
Partia Demokratike: 1850 vota
Në qarkun e Beratit:
Partia Socialiste: 3470 vota
Partia Demokratike-795 vota
Në qarkun e Korçës:
Partia Demokratike: 2096 vota
Partia Socialiste: 924 vota
Në qarkun e Vlorës:
Partia Socialiste: 3430 vota
Partia Demokratike: 897 vota
Në qarkun e Gjirokastrës:
Partia Socialiste: 956 vota
Partia Demokratike: 429 vota.