Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Politikë

Videoja virale e Rama-Vrenozi, Dervishi: Është e mirëmenduar, “mrekullia” i ka mbuluar të gjithë

Shkruar nga Newsbomb
Videoja virale e Rama-Vrenozi, Dervishi: Është e mirëmenduar,
Video Rama me Vrenozin

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e 11 Majit ka ndryshuar rrënjësisht ku kandidatët dhe partitë e kanë orientuar ndjeshëm aktivitetin e tyre drejt rrjeteve sociale dhe internetit për të ndikuar te zgjedhësit.

Kjo ka bërë që shumë video të ngjallin diskutime dhe të konsiderohen jo serioze për fushatë zgjedhore.

Emisioni “Opinion” në Tv Klan analizon një pjesë të videove virale, siç është ajo e kryeministrit Rama me Vrenozin.

Videoja humoristike numëron mijëra shikime, por sipas gazetarit Lutfi Dervishi, video të tilla janë të përllogaritura për të mos folur për gjëra konkrete, çka e bën këtë fushatë të varfër.

Ai e quan të kalikuluar dhe mirëmenduar këto video për të larguar vëmendjen nga problemet konkrete.

Lutfi Dervishi: Kjo është krejt e kalkuluar. Në qoftë se e shikon si e ka filluar fushatën: me valle, kemi atmosferën,  pastaj filloi je çyryk, pastaj filloi me fotot, pas kësaj filloi me Bashën dhe kur u konsumua  Basha, kaloi te Vrenozi. Çfarë është gjithë ideja? Për të krijuar idenë që ky vend s’ka probleme, jemi në një stad të tillë që mrekullia i ka mbuluar të gjithë dhe hajde bëjmë një dorë gallatë.

Tironcit thonë kur gjen katun pa qen, bredh pa shkop. Meqenëse i ecën kjo lloj gjëje ai thjesht do ta mbajë deri në fund se është fushatë e varfër.

Këtu mbaj mend që në një anë kanë qenë disa ekspertë ekonomie, në anën tjetër ishin disa ekspertë dhe diskutonin gjëra konkrete.

Për t’iu shmangur gjërave konkrete, hajde flasim për videon e… m’u kujtua Ajnshtajni që thotë universi dhe budallallëku janë pafund, për këtë të dytën jam krejt i sigurt. Kjo fushatë është e varfër në ide, me mungesë debati dhe me mungesë entuziazmi.

Nëse do e shikosh, entuziazmi ka qenë në diasporë dhe këtu është i pompuar dhe si të thuash, i fryrë. Mungesa e entuziazmit në sheshe dhe mungesa e masiviteti në sheshe ka krijuar artificën e rrjeteve sociale ku t’i mund të marrësh vërtet miliona shikues, por nuk do të thotë që do të marrësh vota.”

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese