
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë dyditore në Madrid me rastin e pjesëmarrjes në ceremoninë e Çmimit Universal Spanjoll, "Espanol Universal Award", një çmim prestigjoz ndërkombëtar.
Rama është pritur sot në një takim me Mbretin Felipe VI i Spanjës në Pallatin Mbretëror Zarzuela në Madrid, teksa ka ndarë pamjet në "Facebook".
Ashtu siç njoftoi ditën e djeshme, kreu i qeverisë po qëndron në Spanjë, ku do të nënshkruhet në një ceremoni të posaçme, marrëveshja “Kongresi Botëror i Ligjit 2027” që do mbahet në Tiranë.
Ky Kongres, që mbahet pas 2 vitesh në Shqipëri, mbledh së bashku juristë, gjyqtarë, avokatë e akademikë nga mbarë bota. Për Kryeministrin Rama, ky është sinjal që komuniteti ndërkombëtar kërkon të njohë demokracinë dhe drejtësinë tonë.