Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

VIDEO/ U zgjodh në krye të PD-së në Lezhë, reagon Gjin Gjoni: Objektivat i kam të qarta

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ U zgjodh në krye të PD-së në Lezhë, reagon Gjin
Gjin Gjoni

Ish-gjyqtari Gjin Gjoni, ka folur për mediat pas zgjedhjes së tij në detyrën e kryetarit të Rithemelimit në Lezhë. Gjatë fjalës së tij Gjoni falënderoi të gjithë lezhjanët që i besuan votën e tyre, teksa thekson se kjo detyrë është një përgjegjësi shumë e madhe.

Duke shtuar se situata politike në të cilët Partia Demokratike ndodhet aktualisht është kritike, Gjoni tha se objektivat për 2025 janë të qarta.

“Populli i Lezhës arriti që të më votë besojë mua. Kjo është një përgjegjësi shumë e madhe. Falenderoj të gjithë votuesit lezhjanë dhe familjen time për mbështetjen e deritanishme. Situata politike në të cilën ne ndodhemi është kritike. PD-ja e Lezhës ka objektiva të qarta për 2025, të bashkuar siç jemi sot ne do fillojmë riorganizimin e partisë dhe njëkohësisht do fillojmë edhe përgatitjen për fushatën e 2025”, tha ai.

Gjoni arriti që të marrë 604 vota, përballë Albert Rrustinit i cili mori vetëm 312 vota dhe Paulin Markut i cili arriti të sigurojë 131 vota.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed