Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, këtë të dielë ndodhet në Rrogozhinë ku dhe ka takuar një grup tifozësh të zjarrtë të skuadrës së qytetit, pas ndeshjes që patën me Partizanin.
Një prej të miturve, i cili sipas ish-presidentit ka qenë dhe tifozi më i zjarrtë i Egnatias, plot guxim dhe pa iu dridhur qerpiku i kërkoi Metës numrin e telefonit.
Veprimi i kreut të PL-së nuk pritej, pa hezituar ai i ka dhënë numrin e telefonit të riut, duke i thënë në fund se mbaron me pesë 1-sha, siç është njësh edhe ekipi i tij.
"Merre, 06980... dhe pesë 1-sha 1,1,1,1,1, njësh si Egnatia”, dëgjohet t'i thotë Meta.
Sondazh
Poll