Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Voshi u detyrua që të kërkonte sërish disa minuta pushim pas tensioneve të krijuara në sallë.
Ishte deputetja e Partisë Socialiste Klodiana Spahiu ajo e cila mori fjalën mirëpo, demokrati Xhelal Mziu i ndërhyri duke shkaktuar kështu dhe një revoltë te kolegia socialiste.
Me tone të larta ajo i kërkoi Mziut që të mos ndërhynte kur ajo fliste, pasi e ka bërë disa herë, madje dhe e ka ofenduar.
“Unë do të doja të të bëja një ftesë meqënëse ju u shprehët që jeni mbi palë. Të lutem ky komision nuk mund të funksionojë po nuk qe bipartizan dhe do të doja vetëm për një moment... Të lutem mos më ndërhy. Të lutem mos më ndërhy. Të lutem ore zotëri, a ka mundësi mos ndërhysh. E kam me ty personalisht. Sa herë flas unë ti ndërhyn. A ka mundësi mos ndërhysh. Është e disata herë që edhe ofendon edhe ndërhyn”, tha Spahiu duke përplasur dhe duart mbi tavolinë.