Hapësire reklamuese

Politikë

Video te festa e Newsbomb “tronditi” partitë e vogla, Gjergj Luca i kthehet Pano Sakos: Ne e kemi bërë këtë vend, me idetë e përkushtimin tonë! Merreni me partiçka e s’keni një program në kokë

Shkruar nga Newsbomb
Video te festa e Newsbomb “tronditi” partitë e vogla, Gjergj
Gjergj Luca

Biznesmeni Gjergj Luca ka vendosur t’i përgjigjet publikisht ekspertit të ekonomisë, Pano Sako, i cili hodhi një “lumë me akuza” kundrejt tij dhe biznesmenit Samir Mane, pas publikimit të një video nga festa e 10-vjetorit të Newsbomb e cila si duket ka "tronditur" jo pak partitë e vogla dhe kryetarët e tyre. 

Përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, Luca ka vendosur që të “qetësojë”, Panon i cili u “shqetësua” nga bërja bashkë në një video të dy prej biznesmenëve të vendit tonë.

Duke ia marrë një për një të gjitha akuzat që Pano lëshoi në drejtim të tyre, Luca iu përgjigj duke i thënë se si ai po ashtu dhe Mane e biznesmenët e tjerë, kontribuojnë për shtetin shqiptar, duke filluar nga pagimi i taksave përmes të cilave i sigurohet dhe rroga pedagogut Pano, e deri te zhvillimi dhe punësimi i mijëra qytetarëve dhe të rinjve shqiptarë.

“Tani Pano unë dua të të bëj një ndihmë sepse më je dukur djalë i ri, simpatik që do të futesh edhe në politikë edhe dua të të jap një përgjigje për të gjitha akuzat publike që iu më keni bërë. E para: "Ju nuk paguani taksa mor shok", Stop! Ne nuk paguajmë taksa Pano? Ne jo që paguajmë taksa, por me taksat time, me taksat tona është bërë Shqipëria Pano. E mban mend si ka qenë Shqipëria apo ke qenë djalë i vogël. Copë, copë! Dhe ne me idetë tona, me punën tonë, me përkushtimin tonë e kemi bërë këtë vend. Edhe rrogën tënde Pano”, thotë Luca, teksa më tej është hedhur në një tjetër “kritikë” e pedagogut, i cili iu drejtua dukë i thënë që të heqë punëtorët.

“Hey, Pano ku do na çosh? Në Komunizëm? Kemi zgjedhur të jemi në kapitalizëm. Ku t'i çojmë punëtorët, t'i sjellim te shpija jote? Ja po i heq unë nja 2 mijë vetë, dhe ai Samiri që nuk e doni fare t'i heqë të vetët. E po i sjellim te ty, paguaji ti me fjalë, paguaji ti me ajër. Pano, çfarë bën kështu? Do të mërziten njerëzit me ty të lutem, je duke konkurruar, erdhën zgjedhjet”, u përgjigj Luca, ndërsa sa i përket “lëpirjes së kryeministrit” që sipas ekspertit të ekonomisë ia bëjnë “oligarkët” e vendit tonë, Luca u përgjigj duke thënë se me kreun e qeverisë, i cili është dhe një ndër vizionarët më të mëdhenj për vendin tij, kanë një bashkëpunim të fortë me qëllim për të arritur objektivat e vendosura për Shqipërinë.

“Mall që i lëpihemi kryeministrit! Kush i lëpihet kryeministrit Pano, ne? Kryeministri na motivon ne për të punuar. Është e kundërta, nuk i lëpihemi ne kryeministrit, kryeministri na vjen dhe na pyet keni ndonjë ide, aman na hapni ndonjë vend pune, aman na bëni ndonjë investim, aman luftoni bashkë me mua që të bëhet ky vend Ai kryeministër që është i pari dhe i vetmi në histori, se kjo do më quhet tani mua llapore, që do hyjë në histori që do e çojë Shqipërinë tonë atje ku duam ne. Kupton Pano?

Dhe unë kam vendosur t'i bashkangjitem ëndrrës së tij, jo të krijoj parti, partiçka, e jo unë, por të gjithë impreditorët shqiptarë janë në ndihmë të atij burri sepse e shohin që është idealist dhe nuk flet përralla, si... Nuk dua të them si puna jote Pano se je i ri. E treta: "E nuk latë evazion e kontrabandë pa bërë, e tendera, kocnesione, leja ndërtimi, e PPP-ra, leje ndërtimi, prona publike pa marrë e para droge pa futur në biznes", tha Luca ndër të tjera, duke mbyllur më tej fjalën e tij me një sfidë për pedagogun.

“Të sfidoj Pano, nëse je pedagog para studentëve të tu, të vi të dy të dalim para auditorit dhe ti të flasësh për programin tënde e unë të flas për programin tim. E unë do t'i pyes nxënësit e tu, sa nga ata kanë bërë diçka për Shqipërinë tonë e sa mijëra studentë të mi kanë bërë shumë për Shqipërinë tonë”, tha Luca.

Fjala e Gjergj Lucës:

Mirëmbrëma. mirëmbrëma Pano Sako, mirëmbrëma. Pyetja një shok dhe më tha që je pedagog ekonomie, mos gaboj, mbase ja fus edhe kot, por një herë jam takuar me ju dhe me thënë të drejtën më je dukur djalë simpatik që mundohesh të artikulosh nëpër llogari. E pashë që iu ka shqetësuar shumë kjo dalja ime me legjendën edhe me burrin më të madh të biznesit shqiptar, Samir Manen. Por pse jeni shqetësuar kaq shumë? Si duhet nuk doni të na shikoni që të jemi aleatë me njëri-tjetrin ne të biznesit.  

Tani Pano unë dua të të bëj një ndihmë sepse më je dukur djalë i ri, simpatik që do të futesh edhe në politikë edhe dua të të jap një përgjigje për të gjitha akuzat publike që iu më keni bërë. E para: "Ju nuk paguani taksa mor shok", Stop! Ne nuk paguajmë taksa Pano? Ne jo që paguajmë taksa, por me taksat time, me taksat tona është bërë Shqipëria Pano. E mban mend si ka qenë Shqipëria apo ke qenë djalë i vogël. Copë, copë! Dhe ne me idetë tona, me punën tonë, me përkushtimin tonë e kemi bërë këtë vend. Edhe rrogën tënde Pano.

Nga e merr ti? E merr prej nesh, prej ideve tona, prej punës tonë, prej pagjumësisë tonë. Nuk të shkon ty, një djalë i ri të dalësh në mbrojtje të një kauze të re dhe të jesh kundër kapitalit, nuk të shkon Pano. Tjetra, se ju jeni me laps je pedagog. Pano ne paguajmë 15% tatim-fitimi. Ne paguajmë 7% evident. Pano, ne paguajmë 20% mbi diferencën e blerjes dhe të shitjes. Ndërsa ti flet për atë TVSH, që TVSH është mall e ble, e paguajmë në doganë dhe e shkarkojmë në faturë. Por, diferenca Pano diferenca. Kjo e para Pano, e dyta: "Paska 5 mijë-6 mijë punëtorë zotëria, po le t'i heqë". Po si t'i heq 5 mijë-6 mijë punëtorë?

Hey, Pano ku do na çosh? Në Komunizëm? Kemi zgjedhur të jemi në kapitalizëm. Ku t'i çojmë punëtorët, t'i sjellim te shpija jote? Ja po i heq unë nja 2 mijë vetë, dhe ai Samiri që nuk e doni fare t'i heqë të vetët. E po i sjellim te ty, paguaji ti me fjalë, paguaji ti me ajër. Pano, çfarë bën kështu? Do të mërziten njerëzit me ty të lutem, je duke konkurruar, erdhën zgjedhjet. E treta: "Juve ju ka pjellë gjeli o shok, juve mall që i lëpiheni kryeministrit".

Mall që i lëpihemi kryeministrit! Kush i lëpihet kryeministrit Pano, ne? Kryeministri na motivon ne për të punuar. Është e kundërta, nuk i lëpihemi ne kryeministrit, kryeministri na vjen dhe na pyet keni ndonjë ide, aman na hapni ndonjë vend pune, aman na bëni ndonjë investim, aman luftoni bashkë me mua që të bëhet ky vend Ai kryeministër që është i pari dhe i vetmi në histori, se kjo do më quhet tani mua llapore, që do hyjë në histori që do e çojë Shqipërinë tonë atje ku duam ne. Kupton Pano?

Dhe unë kam vendosur t'i bashkangjitem ëndrrës së tij, jo të krijoj parti, partiçka, e jo unë, por të gjithë impreditorët shqiptarë janë në ndihmë të atij burri sepse e shohin që është idealist dhe nuk flet përralla, si... Nuk dua të them si puna jote Pano se je i ri. E treta: "E nuk latë evazion e kontrabandë pa bërë, e tendera, kocnesione, leja ndërtimi, e PPP-ra, leje ndërtimi, prona publike pa marrë e para droge pa futur në biznes".

O Zot Pano, o Zot, nëse këto të gjitha janë për mua, që unë kam bërë evazion fiskal, që unë kam bërë poshtërsira me PPP-re, që unë nuk e di çfarë janë PPP-të, që unë qenkam investitor strategjik, të gjitha këto janë rrena. Që unë merrem ne drogë? Pano po të kisha familjen pa bukë dhe të mos kisha ide dhe punë, unë do të merresha dhe me drogë Pano dhe nuk do e lija shtëpinë time të vuante. E para llapës për të folur budallalliqe unë do të zgjidhja të bëja dhe një punë të rrezikshme, por nuk kam pasur nevojë, sepse kam pasur mundësira plot. E për leje ndërtimi, unë kisha marrë pa fund Pano. Por, nuk jam marrë me këtë punë, me leje ndërtimi e tendera. E Samirit të shkretë që i bini në qafë ndërtimin e ka profesionin e vet dhe dikush duhet ta ndërtojë këtë vend e Samirit ne duhet t'i themi faleminderit.

Se sot është bota e Samir Manes, sot është bota e Donald Trump dhe problemi që ta kuptosh se po merresh dhe me politikë, Europa është shkatërruar dhe bota po shkatërrohej sepse merrej me këta teoricienë si puna jote dhe harroi që ne luftuam për të hequr komunizmin dhe të dalim në kapitalizëm ku individi të jetë i fortë dhe të transformojë botën. Kemi zgjedhur kapitalizmin dhe ti Pano lufton për kapitalizmin.

Dhe Pano janë njerëzit, individët që sot po transformojnë botën dhe kujdes jemi ne sot, është e ardhmja e biznesit, kapitalizmit e individit të fortë për të krijuar paqe në botë, ekonomi, dashurinë, artin, Pano po merresh me politikë.

Unë e kam deklaruar që nuk merrem me politikë, por deri në ditën e zgjedhjeve unë do t'iu ngacmoj juve partiçkave të reja me këtë historinë e Shqipëria s'bëhet sepse thoni përralla dhe nuk dini të keni një program në kokë për Shqipërinë tonë, për atë që ne duam, për atë që ne sakrifikojmë. Që kështu Pano, unë jam i vogël para Samirit, por Samir Mane e ca të tjerë është turp që ju t'i përçmoni , t'i fyeni me arrogancën tuaj.

Të sfidoj Pano, nëse je pedagog para studentëve të tu, të vi të dy të dalim para auditorit dhe ti të flasësh për programin tënde e unë të flas për programin tim. E unë do t'i pyes nxënësit e tu, sa nga ata kanë bërë diçka për Shqipërinë tonë e sa mijëra studentë të mi kanë bërë shumë për Shqipërinë tonë.

Duke mësuar profesione, duke i dhënë byzylykun e florinjtë diplomave, duke u bërë kuzhinjerë të mrekullueshëm, kamarierë të mrekullueshëm, mekanikë të mrekullueshëm, kapitenë të mrekullueshëm, e të tjera profesione pa fund që kanë dalë nga akademia e shpirtit tim Pano. Që kujdes me biznesin Pano. Se dhe atë humorin e sarkazmën time unë e bëj për të lehtësuar shpirtin tim dhe për tiu thënë juve mos gaboni se unë nuk ja u zë rrugën, biznesi nuk ia u zë rrugën. Respekte.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese