Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

VIDEO/ Sali Berisha del bllof, ngatërron shqiptarët me tifozët gjermanë

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Sali Berisha del bllof, ngatërron shqiptarët me tifozët
Fotomontazh: Tifozat e Nuremberg dhe Sali Berisha

Kjo e shtunë nuk është e zakontë për shqiptarët. “Çunat tanë” do të zbresin mbrëmjen e sotme në orën 21:00, në fushën e blertë të stadiumit, “Signal Iduna Park”, ku dhe do të luajnë kundër Italisë.

Mbështetja për Kombëtaren është e madhe dhe mijëra shqiptarë kanë udhëtuar drejt Dortmundit.  Rrugët janë kuqezi, ndërkohë priten që rreth 50 mijë shqiptarë të jenë prezentë sot në stadium.

Të shumta kanë qenë videot që kanë qarkulluar ditën e sotme në rrjet, përmes së cilave janë përcjellë emocionet dhe atmosfera magjike që “shqipot” po dhurojnë në Gjermani.

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur që të përshëndesë tifozët shqiptarë me një video të tifozëve gjermanë të Nuremberg.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ultras (@ultrasclips)

Ish-kryeministri ka ngatërruar shqiptarët me gjermanët dhe e ka shpërndarë videon sikur është kapur këtë të shtunë nga parada në Dortmund.

"Një përshëndetje të zjarrtë tifozëve kuq e zi që me këtë paradë madhështore bën lajmin e botës. Fitore sonte, fitore", shkruan Berisha. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese