Me tensione dhe debate u zhvillua mbledhja në Këshillin Bashkiak të Himarës, ku mbështetësit e Fredi Belerit kanë hyrë në sallë dhe kanë nisur përplasjet me përfaqësuesit e Partisë Socialiste.
Mes sharjeve dhe ofendimeve në gjuhën greke ata kanë kërkuar që të nxirret jashtë prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo.
Pas disa momenteve tensione, Tavo është ngritur për tu larguar nga mbledhja, në atë moment një qytetarët bën një gjest aspak etik, duke e pështyrë në fytyrë.
Mbledhja është shtyrë për disa momente, ndërsa pritet që të mblidhen në një moment të dytë në një tjetër ambient.
Këshilli Bashkiak i Himarës pritet që sot të marrë vendimin që nga nënkryetarët e bashkisë, midis Blerina Bala ose Pervin Gjikurian, të marrë drejtimin e bashkisë së Himarës. Duhet se nënkryetarja Bala është është favorite për të drejtuar bashkinë e Himarës. Shumica e Këshillit përbëhet nga PS. Socialistët kanë shumicën në këshillin bashkiak të Himarës, 13 vota kundrejt 8 të opozitës.