
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Grigels Muçollari ka dhënë disa detaje lidhur me konfliktin fizik të ndodhur disa çaste më parë në qendrën e numërimit të votave në Kashar.
Muçollari është shprehur se ka qenë përfaqësues të mazhorancës, që kanë dhunuar kreun e kësaj KZAZ, Remzi Memedi.
Sipas kandidatit të PD, debati ka nisur gjatë numërimit të votave preferenciale të Partisë Socialiste, ndërsa sipas Muçollarit të përfshirë në konflikt ka pasur dhe persona të paautorizuar nga KQZ.
Ndër të tjera ai shton se asnjë prej personave që ka ushtruar dhunë nuk është shoqëruar për në komisariat ndërsa policia ndodhet momentalisht në vendin e ngjarjes ku dhe procesi i numërimit është pezulluar përkohësisht.
“Është një konflikt për një votë të pavlefshme. Kanë qenë persona të caktuar që kanë goditur sekretarin e KZAZ, që është i PD. Nuk e di nëse agresori a agresorët janë mbështetës të Ornaldo Rakipit, por ishin përfaqësues të maxhorancës. Policia është brenda në KQZ. Nuk i njifja personat e përfshirë. Ishin përfaqësues të mazhoransës. Konflikti kishte ndodhur pikërisht për numërimin e votave preferenciale të PS. Tani po i kërkojmë policisë të marrë masat. Personat janë larguar dhe nuk është arrestuar asnjë njeri”, tha Grigels Muçollari.
View this post on Instagram