
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti pasditen e së dielës në Turkevi, qendrën diplomatike turke në New York, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, i cili ishte i shoqëruar edhe nga ministri Igli Hasani. Ky takim i dy liderëve u zhvillua me dyer të mbyllura dhe larg vëmendjes së shtypit.
Ndërkohë, së fundmi sipas asaj që pala turke bën me dije, gjatë këtij takimi Rama dhe Erdogan kanë biseduar lidhur me marrëdhëniet mes dy vendeve, çështjet rajonale dhe globale.
Presidenti Erdogan i është drejtuar kryeministrit Rama duke i thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve, Turisë dhe Shqipërisë do të zhvillohen edhe më tej.
Gjithashtu, një ndër temat për të cilat u diskutua gjatë këtij takimi ka qenë dhe situata e tensionet në tokat palestineze, veçanërisht në Gaza, një temë e cila është kryefjala e diskutimeve është në tryezat botërore. Presidenti Erdogan ka theksuar se sulmet e Izraelit duhet të marrin fund dhe kjo mund të arrihet vetëm nëse shtetet e botës do të veprojnë.
*Pamje nga takimi i Edi Rames me presidentin Erdogan
“Në pritjen e zhvilluar në Shtëpinë e Turqisë, marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Shqipëri, çështje rajonale dhe globale u diskutuan.
Presidenti Erdogan tha se do të vazhdojnë të punojnë për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Shqipërisë në çdo fushë. Erdogan deklaroi se masakrat e kryera nga Izraeli në tokat palestineze, veçanërisht në Gaza, dëmtojnë paqen rajonale dhe globale, se duhet të ndalohen shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar dhe se Izraeli do të detyrohet të ndalojë nëse shtetet e botës veprojnë.
Së bashku në një mënyrë të orientuar drejt paqes”, ka njoftuar përmes një deklarata Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës turke.
Ndërkohë, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Erdogan ka takuar dhe homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiçin. Njëjtë si dhe me kreun e qeverisë shqiptare, e takimi me presidentin e Serbisë u zhvillua me dyer të mbyllura. Në takim u vlerësuan marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Serbisë, çështjet rajonale dhe globale.

Gjatë takimit, presidenti Erdogan deklaroi se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Serbisë vazhdojnë të forcohen në çdo fushë. Gjithashtu, mësohet se gjatë këtij takimi Erdogan ka përmendur dhe Kosovën ku dhe ka theksuar se sa e rëndësishme është të vazhdojë procesi i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi Erdogan i ka dhënë zë dhe asaj që është duke ndodhur në Gaza. Ai deklaroi se në Gaza ka ndodhur një tragjedi e madhe njerëzore për shkak të sulmeve izraelite dhe se sa e rëndësishme është që të ndalohen sulmet.

Në takim ishin të pranishëm Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në Kombet e Bashkuara, ambasadori Ahmet Yıldız, drejtori i komunikimit presidencial Fahrettin Altun dhe shefi i politikës së jashtme dhe sigurisë së Presidentit, Akif Çağatay Kılıç.