
Qytetarë të shumtë dolën për të tretën herë radhazi ditën e djeshme para ambienteve të Ministrisë së Shëndetësisë. Këto protesta të njëpasnjëshme të qytetarëve kanë ardhur pas skandalit tek Spitali i Onkologjikut, ku mjekët dhe stafi kishin krijuar një skemë të mirëfilltë korrupsioni me qëllim për t’i çuar pacientët me kancer drejt klinikave private.
Pas protestës, një grup të rinjsh ishin pozicionur para ambienteve të ministrisë ku dhe pritën daljen nga ky institucion të ministres, Albana Koçiu,
Në një video të publikuar në rrjet ata dëgjohen teksa e etiketojnë ministres si “vrasëse, hajdute dhe kriminale”.
Gjithashtu ata e pyesin nëse do të mbajë përgjegjësi për këtë skandal dhe a do të japë dorëheqjen.
Por, këto thirrje të së rinjve u shpërfillën nga Koçiu e cila nuk iu kushtoi aspak rëndësi.
“O vrasëse! Zonja ministre pse nuk e patë protestën? O vrasëse! Hajdute! Kriminele! Dorëheqje do ketë apo do të vazhdojë përgjegjësia personale? Të të vijë turp! Përballuni me qytetarët, mos ikni me makina të shtrenjta. Turp! Vrasëse!”, dëgjohen të rinjtë teksa i drejtohen ministres Koçiu.
View this post on Instagram