Me qindra shqiptarë të Italisë janë duke pritur kryeministrin Edi Rama pranë Milanos në një pallat sporti Busto Arsizio.
Atmosfera shihet e ndezur, ku shqiptarët janë veshur kuqezi, ndërsa këndojnë dhe kërcejnë nën ritmet e muzikës shqiptare.
Kreu i qeverisë ka ndarë këto pamje nga Italia teksa shkruan: “Po viiiiiij”, shkrim që e ka shoqëruar me disa zemra të kuqe.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka nisur një tur nëpër Evropë për t’u takuar me emigrantët shqiptarë. Ky është takimi i dytë që kryeministri do të zhvillojë në Itali, pas ati të 12 majit në stadiumin “Galatsi” në Athinë.
Po ashtu kreu i qeverisë ka parashikuar po ashtu një takim me shqiptarët në Londër dhe me ata në Gjermani.