Hapësire reklamuese

Politikë

VIDEO/ Kërcënohet Erion Braçe, "pronari" i lumit Seman i dërgon mesazh në celular!

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Kërcënohet Erion Braçe, "pronari" i lumit
FotoMontaz: Deputeti Erion Braçe

Deputeti socialist Erion Braçe, thotë se është kërcënuar përmes celularit nga një person që i është prezantuar si "Zoti Çekrezi", që të mos vazhdojë të mbrojë tokën pranë lumit Seman, në fshatin Imshtë.

"Kam marre nje kercenim dje! Nga njefare zoti Çekrezi-keshtu prezantohet; Eshte nga keta zengjinet e rinj perhapur ne kete vend, plot arrogance e terbim", shkruan deputeti.

Erion Braçe thotë se për të njëjtën gjë, sot Policia e Lushnjës ka thirrur katër banorë të fshatit Imshtë, pasi raportohet se janë kërcënuar dhe ata në të njëjtën mënyrë si deputeti i tyre i zonës. Ndërkohë, nuk dihet nëse ëhstë bërë kallëzim për rastin, pasi nuk ka një njoftim zyrtar.

"Çfare me kerkonte zoti Çekrezi; Te hiqja dore nga mbrojtja e tokes se lumit Seman prane fshatit Imshte; te hiqja dore nga mbrojtja e interesave te banoreve te ketij fshati; kete-sipas tij duhet ta beja publikisht", shkruan më tej Erion Braçe.

Deputeti socialist citon ligjin Nr 111/2012 "Per menaxhimin e integruar te burimeve ujore" dhe thotë se zona dhe distanca nga bregu është pronë e shtetit, e patjetërsueshme dhe menaxhohet nga strukturat shtetërore. Erion Braçe i thotë personit që e ka kërcënuar se ai nuk ka frikë.

"E para, une nuk kam frike nga kush, madje perballjen e kam menyre jetese; E dyta, per asnje arsye private-perfshi dhe interesat e tua tregtare, nuk do tradhetoja njerezit, interesin publik e betimin e bere ne Kuvend", vijon reagimi i deputetit të PS.

Më poshtë, reagimi i plotë dhe video e shpërndarë nga vetë Erion Braçe:

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese