Hapësire reklamuese

Politikë

VIDEO/ Ilir Meta merr varenë dhe qëllon shtyllat e Termocentralit, thirrja nga Fieri: Merrni armët të mbrojmë kalamajtë!

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Ilir Meta merr varenë dhe qëllon shtyllat e Termocentralit,
Ilir Meta ne fshatin Suk 1 te Roskovecit

Presidenti i Partisë së Lirisë ka shkuar mëngjesin e sotëm në Bashkinë e Roskovecit në Fier, ku ka takuar nga afër banorët e fshatit Suk 1, të cilët prej kohësh kundërshtojnë ndërtimin e TEC-it.  Banorët e konsiderojnë si vdekjeprurës ndërtimin e termocentralit dhe janë shprehur kundër.

Ilir Meta ka shkuar sot pranë banorëve dhe ka akuzuar pushtetin lokal e atë qendror në Tiranë se për interesa kriminale kanë vendosur të lejojnë ndërtimin e TEC-it në fshatin Suk 1.

Në një moment gjatë fjalës së tij, Ilir Meta kërkoi varenë që çuditërisht gjendej pas shpinës së banorëve dhe nisi të qëllonte një nga shtyllat e betonit që janë ndërtuar në zonën bujqësore, për t'i paraprirë projektit të termocentralit.

"Edhe këto piketat që kanë vënë këtu. Ku është vareja? Ku është vareja këtu? Merrni çdo mjet kundër këtyre maskarenjve, kundër pushtuesve", thotë Meta dhe nis të godasë shtyllën e betonit.

Por presidenti i Partisë së Lirisë nuk u ndal me kaq. Ilir Meta u kthye nga banorët të shtrëngonte duart dhe në ikje e sipër bëri thirrje që ata të marrin armët kundër shtetit, për të mbrojtur fëmijët e tyre.

"Edhe armët duhen marrë. Edhe armët duhen marrë për të mbrojtur këta kalamaj. Dakord! Mua këtu më keni me kallash në dorë! Di të qëlloj mirë dhe nuk më dridhet dora fare. Edhe njerëzit ku i keni jashtë, mobilizojini, në Tirane kudo. Vetëm huri i ndan punët me këta hajdutë", u shpreh Ilir Meta.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese