Hapësire reklamuese

Politikë

VIDEO/ Gjergj Luca shfaqet krah Olsi Ramës: S’mundet ky njeri të më marrë meritat

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Gjergj Luca shfaqet krah Olsi Ramës: S’mundet ky njeri të
Gjergj Luca dhe Olsi Rama

Sipërmarrësi Gjergj Luca ka komentuar me nota humori dhe ironie ngjarjen e fundit, ku jo më larg se ditën e djeshme kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën, se është i përfshirë në të ashtuquajturën organizata kriminale e Laboratorit të Xibrakës.

Në “zemër të Tiranës”, në një nga kafet e kryeqytetit, Luca ka takuar këtë të premte Olsi Ramën nga ku i është përgjigjur dhe akuzave të Bardhit. Duke lënë të kuptohet se të gjitha deklaratat e demokratëve janë shpifje, Luca dëgjohet teksa i thotë Ramës: “S’mundet ky njeri të më marrë meritat e trafikut”.

“Kam dalë sot që të bëj një rrëfim publik para jush se e ndjej veten të fyer dhe nuk mundem dot të përballoj gjithë këto fyrerje dhe përçmime që bëhen në një nga tv më të rëndësishme të Shqipërisë dhe të një burri që është një nga gazetarët më me vlerë.

Miqtë e mi dje mirë që këta njerëz na kanë sakatuar gjithë jetën, por si mundet udhëheqësi politik i partisë time në Elbasan mua të më fyejë dhe të më rrëzojë të gjitha vlerat e punës time dhe të dalë të guxojë që këta njerëz mua dhe të marrin trofetë e mija kjo është e pakuptimë dhe është shumë fyese për të gjithë ne.

Nuk mundet ky pa asnjë lloj vlere ky që shihni këtu të vjedhë gjithë punën time 30 vjeçare dhe me çfarë të drejte ky burrë, ky udhëheqës politike i Elbasanit që ka bërë aq fushatë të bukur në Elbasan të më marrë mua nëpër gojë dhe të më heqë mua vlerat time dhe ta bëjë këtë burrë këtu më të zotin se unë në të gjitha punët që unë kam bërë gjithë jetën.

Unë nuk pranoj t’ja lëshoj vendin që i kam bërë yzmet 30 vjet këtij vendi. E di gjithë Shqipëria që kush është njishi, i madhi, kush e ka kaluar mallin në Austri në barqet e peshqeve.

S’ mund të më marrësh ti trofetë e jetës time. Kush i ka organizuar grupet e kriminuara në të gjithë Shqipërinë? Kush i ka organizuar? Si mundet që njeriu që  punon gjith jetën dhe këta çohen dhe ta hedhin poshtë punën e gjithë jetës”, thotë Gjergj Luca ndër të tjera.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese