Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

VIDEO/ Festë në familjen Këlliçi, politikani demokrat marton vëllain

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Festë në familjen Këlliçi, politikani demokrat
Dasma e vëllait të Belind Këlliçit

Festë ka sot në familjen Këlliçi, ku anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi marton vëllain e tij, Redin.

Ai ka ndarë një video nga e dasmës, ku çifti shihet teksa kërcen rrethuar nga flamuri kombëtar dhe nën ritmet e muzikës.

Këlliçi ka falenderuar rë gjithë ata që i janë bashkuar gëzimit në familjen e tij, teksa ka falenderuar dhe Haxhi Baba Sadik Ibrokodhelin, i cili e bekoi dhe gëzoi çiftin e ri në ambjentet e Teqesë ‘Reshat Dede Baba’.

“Zemra mal. Në familjen Këlliçi kemi dasëm. Vëllai im Redi dhe partnerja e tij Ana Gjymshana (Këlliçi), kurorëzuan historinë e tyre të dashurisë në martesë. Falenderoj nga zemra të gjithë miqtë e dashamirësit e familjes sonë për urimet e mbi të gjitha falenderoj Redin&Anën për emocionet që na dhuruan në këtë dasëm tradicionale, ku simboli mbizotërues ishte gjatë tërë mbrëmjes Flamuri Kombëtar. Falenderim nga zemra veçanërisht për Haxhi Baba Sadik Ibrokodhelin, i cili e bekoi dhe gëzoi çiftin e ri në ambjentet e mrekullueshme të Teqesë ‘Reshat Dede Baba’”, shkruan ai ndër të tjera.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed