Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

VIDEO/ Erion Veliaj ndodhet në qeli, Edi Rama shkon në Bashkinë e Tiranës, takim urgjent me nënkryetarët

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Erion Veliaj ndodhet në qeli, Edi Rama shkon në Bashkinë e
Edi Rama ne Bashkine e Tiranes

Kryeministri Edi Rama ka shkuar paraditen e kësaj të marte në zyrat e Bashkisë së Tiranës.

Burime për mediat bëjnë me dije se kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me nënkryetaët e këtij institucioni.

Vizita e Ramës në ambientet e Bashkisë së Tiranës vjen një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili akuzohet nga SPAK për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Kujtojmë se mëngjesin e kësaj të marte Rama foli për herë të parë lidhur me arrestimin e Veliajt. Kreu i qeverisë dhe njëherësh dhe kryetari i Partisë Socialiste doli në mbrojtje të kryebashkiakut Veliaj duke i kujtuar SPAK se ka lënë qytetarët e Tiranës “pa kokën” e tyre, një i zgjedhur me tre mandate.



Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese