Hapësire reklamuese


Politikë

VIDEO/ E paprecedentë, Elda Hoti hedh benzinë mbi deputetët në Kuvend

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ E paprecedentë, Elda Hoti hedh benzinë mbi deputetët
Elda Hoti

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në Kuvend, ku deputetja Elda Hoti ka dyshohet se ka hedhur lëndë djegëse, benzinë në Kuvend dhe mbi deputetët e mazhorancës.

Menjëherë pas këtij veprimi, kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka përjashtuar Hotin duke thënë se po rrezikon jetën e deputetëve.

Spiropali ka bërë thirrje që të verifikohet lënda që është hedhur në Kuvend dhe që të merret SPAK dhe autoritet përkatëse me këtë çështje.

“Ju keni rrezikuar jetën e deputetëve. Ju po rrezikoni jetën e deputetëve në këtë sallë. Jeni e përjashtuar. Dilni menjëherë. Për veprën tuaj ka kallëzim penal, SPAK duhet të merret me ju. Verifikoni materialin që u hodh në Kuvend”, tha Spiropali ndër të tjera.

Hoti pretendon se lënda që hodhi ishte parfum, ndërsa Spiropali është shprehur se me lëndën që hodhi ka rrezikuar jetën e deputetëve.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese