
Kreu i qeverisë dhe njëherësh dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i është përgjigjur përmes një video deklaratës së bërë më herët nga demokrati korçar, Ilir Vrenozi, ku ky i fundit bëri me dije se është ftuar për një kafe nga kryeministri.
Përmes një video të postuar në rrjetet e tij sociale, kryesocialisti pohoi telefonatën që i kishte bërë Vrenozit duke thënë më tej se kur i bëri ftesën për kafe ky i fundit “nuk e refuzoi” dhe i tha: "Derën e shtëpisë s’ia mbyll dot kryeministrit”.
“Vrenoz ja ku më ke, ti më tënden je në rregull. Me nja dy lëvizje nga e vërteta. Unë kisha dëshmitar. Halli i madh është me çyrykët e tu Vrenoz. ‘Donte ta blinte Rama’, thanë. Unë nuk e dija që Nikua fliste me ty dhe që ishit miq, këtë e mora vesh dje. Po pinim kafe dje në Pogradec, më tregon videon e një Fidel, dhe pashë në ekran që e pëlqeje dhe ti këtë tipin.
Më tregon Nokua dhe i thashë ‘flet ti me Vrenozin’, ‘flas’ më tha. Unë të thashë ‘ore më takon ti mua, apo ke hall se të turret partia?” dhe the “unë jam i djathtë, por jam anëtar partie’. E vërtetë është se ishe i emocionuar, në siklet domethënë. Të thashë që kafe pa kamera pi ti me mua? Ti m the ‘derën e kryemjeshtrit nuk ia mbyll dot kryeministrit, por nuk e kam në gjendje të mirë”, tha Rama ndër të tjera.
Ndërkohë që më tej me bindje të plotë u shpreh se në zgjedhjet e 11 Majit Partia Socialiste do të dalë fituese dhe pas përfundimit të numërimit të votave dhe leximit të verdiktit të shqiptarëve do t’i shkojë në shtëpi Vrenozit me 5 trëndafila.
“Shyqyr që gjeta këtë linjë se nuk e dija unë qe flisnin këta me ty. Te 5 më ke mua, sa ta mbyll me ata të tut, që jo ty po as dreqit nuk i duhen. Dhe do dalin si mos më keq nga kjo garë këtë herë dhe këtë e di dhe ti do të vis në shtëpi me 5 trëndafila, 5 trëndafila do të vi te dera e shtëpisë. Ma hap derën s’ma hap atë e di ti”, tha kryeministri në përfundim të videos të tij.
Sondazh