Hapësire reklamuese

Politikë

VIDEO/ Dy durrsakët hedhin mobiljet nga tarraca e pallatit, Taulant Balla i demaskon publikisht

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Dy durrsakët hedhin mobiljet nga tarraca e pallatit, Taulant Balla i
Dy qytetaret duke hedhur mobiljet nga pallati

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar këtë të premte disa pamje të turpshme dhe aspak normale. Në videon e postuar nga ministri shihen teksa dy persona në Durrës hedhin mobiljet e vjetra nga tarraca e pallatit.

Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët telefonuan policinë ku dhe denoncuan dy shtetasit për ndotje të mjedisit dhe prishje të qetësisë publike

“Ndiqeni këtë video ndërsa dy persona hedhin mobiljet e vjetra dhe mbetjet nga ballkoni. TURP

Policia e Shtetit Durrës ka reaguar menjëherë ndaj shqetësimit të banorëve të lagjes nr.17 në këtë qytet. Banorët kallëzuan dy persona për ndotje të mjedisit dhe prishje të qetësisë publike, ndërsa hidhnin mobilje e mbetje të cilët u vendosën përpara përgjegjësisë penale. Duhet një koordinim edhe më i mirë mes të gjithë agjencive ligjzbatuese për mbrojtjen e territorit dhe mjedisit nga shkelësit”, shkruan ministri Balla.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese