Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

VIDEO/ Duke ecur në Prishtinë, Albin Kurti pyet Ramën: A do garojë në zgjedhje Berisha e Meta?

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Duke ecur në Prishtinë, Albin Kurti pyet Ramën: A do
Albin Kurti dhe Edi Rama sot ne Prishtine

Kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij janë takuar sot në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat e tij. Një moment interesant që ka shpëtuar gjatë takimit të tyre, ka qenë një pyetje që Kurti i ka bërë Ramës në lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri.

Teksa bëjnë bashkë rrugën nga godina e Kuvendit të Kosovës drejt Qeverisë, Kurti e pyet Ramën nëse ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 Majit.

Sali Berisha është aktualisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për aferën që ka marrë emrin e ish-Klubit Sportiv Partizani, që u shpronësua gjatë qeverisjes së tij dhe më pas dhëndri, Jamarbër Malltezi vendosi të ndërtonte aty një numër kullash banimi e shërbimi.

Ndërkohë, ish-presidenti Ilir Meta ndodhet prej javësh në qeli për shkak të akuzave nga SPAK, të cilat janë shumë të rënda dhe parashikojnë disa vite burg, nëse ai gjendet fajtor.

"Do garojnë, Berisha e Meta në zgjedhjet e ardhshme", pyet Albin Kurti kryeministrin Rama, ndërkohë që ky i fundit ia kthen menjëherë "Po mo, patjetër. Nuk i pengon asgjë."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese