Biznesmeni Gjergj Luca njihet për provokimet e tij të hapura kundrejt politikanëve tanë, pa marrë parasysh ngjyra partie apo pozicione. Së fundmi, ai ka bërë sërish të njëjtën gjë, provokim dhe humor përmes artit.
Në “Fish City”, Luca ka ngritur muralen përmes të cilës ka pasqyruar mjaft qartë dhe bukur situatën politike në vendin tonë, në të dyja kampet e partive.
Në njërin krah është “Vettingu nga Zoti”, ku shihet ish-kryeministri Sali Berisha si “oktapod” që ka shtrirë tentakulat e tij te Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë. Ndërsa, në krahun tjetër është kazani i vettingut të Altin Dumanit dhe Belinda Ballukut, ku janë shumica e deputetëve e ministrave socialistë.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në muralen e Lucës është ai i cili i hedh dru zjarrit, ndërsa Balluku shfaqet me një shkop që e drejton nga koka e kryebashkiakut Erion Veliaj.